Lajme

Enver Hoxhaj: Vjosa Osmani ka aderuar në Vetëvendosje

Autori: Gazeta inFokus 13:45 | 15 January 2021

Kandidati për kryeministër nga PDK-ja, Enver Hoxhaj në një konferencë për media ka folur për koalicionin në mes të Vjosa Osmanit dhe Albin Kurtin.

Ai ka thënë se ky  koalicion është koalicion që po bëhet vetëm për karrige.

“Pyetjen që e shtroni ju nuk ka të bëjë me situata që kanë ndodhë para 10 viteve apo 100 vjetëve, edhe në vjeshtën e 2019-tës u tha që kishte koalicion të shpresës, doli koalicion i mashtrimeve, si koalicion i karrigeve e posteve, tregon që Vjosa Osmani thjesht aderoi në Vetëvendosje, tregoi që ky koalicion është për poste për karrige, diçka që të dytë e kanë kundërshtuar”, tha ai.

-Advertisement-

Hoxhaj thotë se është i bindur se del i pari nga zgjedhjet e jashtëzakonshme, raporton Gazeta Express.

“I vetmi subjekt që garon me një program të qartë është PDK-ja. Të dy ngjarjet që i patëm sot, tregojnë që PDK-ja po bën koalicion me qytetarët me profesionistët më të mirë, përderisa ata që po pretendojnë ata thjesht i kanë nda karriget e postet ku do të ulen. Jam i që unë do ta udhëheq qeverinë e ky koalicion do të jetë thjesht një fusnotë e turpshme”, tha ai

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera