Lajme

Enver Hoxhaj “rimëkëmbë” virusin në Malishevë

Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 28 January 2021

Kandidati për kryeministër të Kosovës, nga radhët e PDK’së, Enver Hoxhaj, në kohë pandemie ka mbledhur qindra persona në Malishevë, shkruan Gazeta inFokus.

Në këtë takim, ku ishin të pranishëm qindra të rinjë, Hoxhaj nuk ka respektuar asnjë nga rregullat e Qeverisë.

Duket se për të parin e PDK’së, nuk vlejnë vendimet e ekzekutivit kosovar, pasi ai ka qenë pjesëmarrës në këtë tubim ku nuk ka pasur distancë fizike mes një grumbulli personash.

-Advertisement-

Ndërsa, vet Hoxhaj ka shkruar pas takimit se për të pritur atë në Malishevë kanë qenë qindra të rinjë.

“Malisheva me PDK-në Qindra të rinjë nga ky qytet iu bashkuan sonte projektit të rimëkëmbjes. Faleminderit!”, ka shkruar Hoxhaj.

Ngjashëm, Hoxhaj është parë edhe në tubime të tjera ku kanë qenë prezentë një numër i madh i personave.

Kujtojmë se me masat kundër përhapjes së pandemisë nuk lejohet grumbullimi i më shumë se pesë personave në tavolinë./Gazeta inFokus/

 

 

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera