Lajme

Enver Hoxhaj në Podgoricë, takim me ministrin e jashtëm malazez

Autori: Gazeta inFokus 23:58 | 26 January 2018

Zëvendës Kryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka qëndruar sot në Podgoricë, ku është takuar me Ministrin e Jashtëm të shtetit fqinj, Srxhan Darmanoviq.

Në një postim në Twitter, Hoxhaj ka shkruar se në takim kanë biseduar për zhvillimet në rajon dhe rritjen e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Një takim i shkëlqyer në Podgoricë sot me Ministrin e Punëve të Jashtme, Darmanoviq ku diskutuam për zhvillimet në rajon dhe agjendën europiane për Ballkanin Perëndimor. Kosova dhe Mali i Zi do ta forcojnë bashkëpunimin në vitin 2018”, ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Vizita e Hoxhajt në Podgoricë vjen 10 ditë para se kryeministri malazez, Dushko markoviq, ta vizitojë Kosovën. Vizita e tij është planifikuar të bëhet më 6 shkurt.

Hoxhaj nuk ka përmendur nëse në takim është prekur edhe çështja e demarkacionit të kufirit ndërmjet dy vendeve.Kuvendi i Kosovës ende nuk e ka hedhur për votim marrëveshjen e nënshkruar në gusht të vitit 2015, ndërsa parlamenti i Malit të Zi e ka ratifikuar atë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera