Lajme

Enver Hoxhaj: Marrëveshja në Ohër është humbja më e madhe që ka pasur Kosova prej Rambujesë

Autori: Gazeta inFokus 14:56 | 23 March 2023

Enver Hoxhaj nga Partia Demokratike e Kosovës, ka thënë se marrëveshja në Ohër ndërkombëtarisht është humbja më e madhe që ka pasur Kosova prej Rambujesë, e deri në ditët e sotme.

Ai ka përmendur fjalimin e parë dhe të dytë të Kurtit që sipas tij më shumë e ka parë si një rishfaqje të të mundurit de sa të fituesit.

“Më shumë e pashë një lloj rishfaqje të të mundurit se sa të fituesit”, ka thënë Hoxhaj.

-Advertisement-

Gjendjen të cilën e kemi me marrëveshjen e fundit mendoj që është serioze.

Ai ka thënë se kemi një marrëveshje pa nënshkrim dhe verbale.

“Kemi një marrëveshje pa nënshkrim, nuk kemi çka ratifikojmë, pa nënshkrim, pa ratifikim kur Serbia është pjesë e sistemit ndërkombëtar dhe ne jemi vetëm pjesërisht në sistem ndërkombëtar, një marrëveshje e cila o të duhej të ishte ndërkombëtare dhe ka përfunduar si një marrëveshje verbale”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, Kurti ka shkuar në Ohër me premisë që Serbia do ta nënshkruajë marrëveshjen, por sipas tij serbët i kanë bindur ndërmjetësuesit që nuk ka nevojë për nënshkrim.

Ma sumë ka qenë shpallje e mosmarrëveshjes së sa marrëveshjes prej asaj çka ka thënë vet Z.Kurti, vet Borrelli, vet Vuciqi. Kështu përfundon kur e ke një kryeministër që nuk e ndjek interesin nacional, kur negocion pa strategji, kur negocion pa skenar, kur negocion pa ekip”, ka thënë Hoxhaj.

“Ku është ministrja e jashtë, zëvendës kryeministrja që është dashur të jenë në Ohër, pse po heshtni ju si qeveri, çka është kjo heshtje, dhe nuk po delni në mbrojtje të kësaj marrëveshje ku është presidentja që në ditën e parë në mënyrë absurde sulmon marrëveshjen, kjo sjellje nuk është në partneritet me aleatet”, ka thënë ndër të tjera Hoxhaj.

Ai ka thënë se Serbia ka një plan që ti bind parterët që të humbin besimin në Kosovën që sipas tij, do të ishte humbja më e madhe e mundshme.

“Marrëveshja është rezultat i gabimeve që janë bërë brenda, i dështimit diplomatik jashtë i politikes së konfrontimit brutal me partnerët tanë dhe i dorëzimit papritmas në Ohër. Marrëveshja nuk ka kurrfarë themeli juridik ndërkombëtar veçse e prish përfundimisht themelin e shtetit të Kosovës. Ne duhet të gjejmë forcë se si të ecim përpara para një grumbulli të obligimeve që ne i kemi marrë, duhet të tregojë se cila është rruga me ec përpara me një fazë të re të cilën jemi ne si vend, si opozitë jemi të gatshëm të kemi një ballafaqim kritik, çka ka ndodhur në Ohër është një dështim i madh”, ka thënë në fund Hoxhaj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt
-Advertisement-

Të tjera