Lajme

Enver Hoxhaj i kthehet rolit të Burdushit, bënë parashikime të jashtëzakonshme!

Autori: Gazeta inFokus 11:48 | 30 May 2017

Njëri nga personat përgjegjës në Qeverinë se pse kosovarët janë qytetarët e vetëm në Ballkan pa liri të lëvizjes drejtë BE-së është padyshim ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj, i cili ka mbajtur këtë post dy mandate.

Por, pikërisht ky ministër me nisjen e fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 11 qershorit po premton se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza nga janari i vitit 2018. Madje për më tepër po premton edhe njohjen e Kosovës nga tri shtete të BE-së, të cilat gati që një dekadë refuzojnë ta njohin shtetësinë e vendit, shkruan Infokusi.com

Me këto “parashikime”, shefi i diplomacisë kosovare padyshim se po ia kalon Burdushit.

-Advertisement-

Një nofkë të tillë mediat ia kanë lënë Hoxhajt qysh në zgjedhjet e kaluara parlamentare, të mbajtura në vitin 2014, kur ai bënte parashikime të pasakta për proceset politike në vend.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Ndërkaq përmes profilit të tij në Facebook, parashikim për zgjedhjet e 11 qershorit ka bërë edhe vet Hysri Peqani Burdushi, sigurisht parashikimi i Burdushit është bërë në mënyren që vetëm ai e kupton./Infokusi.com

Ky është parashikimi i Burdushit:

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera