Enver Hoxhaj: Jam personi i parë që i merr vesh qëndrimet dhe informacionet e ndërkombëtarëve
Autori: Gazeta inFokus 14:26 | 05 June 2023
Nënkryetari i Kuvendit, nga radhët e PDK-së Enver Hoxhaj, tha se ai është personi i parë që i merr vesh qëndrimet e ndërkombëtarëve ende pa u bërë publike ato.
Madje ai thotë se ka informacione edhe shumë kohë më parë për atë se çka diskutohet në qarqet ndërkombëtare.
Prandaj thotë se gjendja në veri është shqetësuese dhe se kjo pjesë po lëviz drejt një protektorati, duke u kthyer në gjendje e pas luftës.
“Unë jam prej atyre në politikë i cili para se të dalin qëndrimet zyrtare e marrë vesh se çka po diskutohet. Do të thotë para se të dal një deklaratë dhe para se dikush ta jap një qëndrim në raport me rrethanat në Kosovë unë e di debatin që zhvillohet javën e fundit, dy javët e fundit, apo muajin e fundit”.
“Arsyeja pse kam reaguar në raport me qëndrimit që OSBE ta ketë një rol në mbështetje të procesit zgjedhor në Kosovë ka të bëjë jo vetëm me roli gjatë procesit zgjedhor por ka të bëjë me situatë që veriu po lëviz duke shtuar praninë e madhe të KFOR-it, po lëviz drejt vendosjes së një protektorati. Kjo situatë është qetësuese për ne si parti”.
Ai madje tha se të gjitha veprimet që ka ndërmarrë kryeministri Albin Kurti do të dëmtojnë interesat afatgjate të vendit.
Për këtë thotë se janë shumë të shqetësuar ngase Qeveria nuk ka strategji e nuk po ndjek një politikë të mençur për veriun e vendit.
“Kjo gjendje do t’i dëmtojë interesat e Kosovës në planin afatgjatë. Prej asaj se si organizohen zgjedhjet do të varte shumë edhe realiteti i cili do të krijohet në veri të vendit. Shqetësimi im është se krejt çka ka ndodhur prej nëntorit të vitit të kaluar nga ana e z.Kurti i cili para se të vijë në pushtet ka thënë se do të diskutojë me dialog me serbët e Kosovës, ndërsa tash po shihni se nuk ka politikë sa i takon komitetit serb”.
“Dialogu është shndërruar në një instrument që i përmbush interesat e Serbisë. Vendim i tij për targat ka qenë i gabuar. Ne jemi kogja të shqetësuar nga mungesa e qartësisë strategjike, nga mungesa e një politikë të mençur se si të shtrihet sovraniteti i Kosovës në veri të venit. Nuk e di a ka vërtetë marrëveshjes pas Ohrit, apo është sikurse ka qenë më herët”./Ekonomiaonline
Të tjera
-
Në Podujevë arrestohet dhe më pas lirohet një person që dyshohet se po bashkëjetonte me një të mitur
Një person është arrestuar në Podujevë nën dyshimin për bashkëjetesë me një t...
-
Këto janë gjetjet e Themelores së Prishtinës në rastin e “53 milionëshit”, ku Pal Lekaj u dënua me 3 vite e 8 muaj burgim
Me rastin e përpilimit të aktgjykimit në rastin e njohur si “53-milionëshi”, ...
-
Kryeministri Albin Kurti në Berlin më 25 prill, gazetari gjerman zbulon agjendën
Gazetari gjerman, Michael Martens, ka thënë se kryeministri Albin Kurti do të...
-
Ndërron jẻtë në QKUK burri që u aksidẻntua para rreth një jave në Prizren
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi që ishte aksidentua...
-
Vuçiq në konferencën e përbashkët me O’Brien: Kosova do të shpërblehet me anëtarësim në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është ankuar në konferncën për media ...
-
O’Brien: Kam punuar si i ri në hetimin e krimeve të luftës në Srebrenicë, duhet të përballemi me të vërtetën
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Europën dhe Euroazinë, James O’Brien,...
-
Një grua nga Prishtina raporton se një burrë ia ngẚcmoi ṣeksualisht vajzën, dërgohet në mbajtje i dyshuari
Një nënë nga Prishtina ka raportuar në Polici se një burrë ia ka ngacmuar sek...
-
O’Brien pas takimit me Vuçiq: Do të bëjmë gjithçka në dorën tonë për përmbushjen e zotimit për Asociacionin
Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O'Brien,...
-
Tahiri: Kurti e shkeli Kushtetutën, e pranoi Asociacionin pa u skuqur fare
Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri, ka thënë...
-
Nis takimi O’Brien – Vuçiq, Presidenti serb thotë se ky është një takim i vështirë
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ka nisur takimin me James O’Brien, Ndihmës...
-
Nisin zgjedhjet në Indi: 969 milionë njerëz kanë të drejtë vote
Vendvotimet u hapën të premten në fazën e parë dhe më të madhe të zgjedhjeve ...
-
Analisti amerikan Daniel Serwer tregon arsyet për të cilat Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në KiE
Serbia është aktualisht e angazhuar në një fushatë të egër për të bllokuar an...