Lajme

Enver Hoxhaj ia tërheq vërejtjen Vuçiqit!

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 14 December 2017

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj i ka reaguar ashpër Presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq pas deklaratës së tij sot se “Kosova rrezikon të mbetet edhe pa disa njohje”.

Në Twitter, Hoxhaj ka thënë se është e papranueshme që ai ta keqpërdor një konferencë për ndryshimet klimatike në Paris që të luftoj kundër Kosovës dhe se kjo qasje po I rrezikon shumë procesin e dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi.

“Është e papranueshme të keqpërdoret Samiti për Ndryshime Klimatike në Paris për të sulmuar shtetësinë e Kosovës nga Vucic. Samite të tilla duhet të përdoren për të adresuar sfidat e Ballkanit në fushën e ambientit. Kampanja agresive e Serbisë dhe presioni ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës e vënë në rrezik dialogun dhe normalizimin e raporteve. Serbia është e vetëdijshme që dialogu do të përmbyllet me marrëveshje ligjore të obligueshme dhe njohje të ndërsjellë” ka shkruar Hoxhaj.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera