Lajme

Enver Hoxhaj falënderon Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 14:49 | 11 February 2022

Hoxhaj falënderon Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve të Kosovës

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka uruar dhe falënderuar Gjermaninë për njohjen e patentë shoferëve nga Kosova dhe Shqipëria.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë, për të cilin thotë se është punuar gjatë.

-Advertisement-

“Njohja e patentë shoferëve të Kosovës dhe Shqipërisë nga Gjermania është lajm jashtëzakonisht i mirë për të cilin është punuar gjatë. Me votën pro të të gjitha landeve në Gjermani, tregohet miqësia e madhe mes dy vendeve tona. Faleminderit Gjermani!”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera