Lajme

Enver Hasani: VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 12 December 2019

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka thënë se Vetëvendosjes i takon dy herë opsioni i krijimit të qeverisë së re, dhe që nëse nuk votohet ajo qeveri atëherë shkohet në zgjedhje të reja.

Hasani thotë se për dallim nga Maqedonia e Veriut, ku kandidati fitues duhet që të bindë presidentin për të marrë mandatin, në Kosovë dispozitat kushtetuese kanë diferencë dhe se sipas neneve duhet që mandatari të jetë dy herë nga grupi apo partia fituese.

“VV dy herë provon të bëjë qeverinë, nëse nuk bëhet shkohet në zgjedhje të reja”, thotë Hasani.

-Advertisement-

Po ashtu ai ka thënë se nëse Kuvendi nuk mblidhet, atëherë nuk mund të shkohet në zgjedhje të reja.

“Nëse nuk zgjidhet kryetari i Kuvendit dhe Kryesia, atëherë nuk ka Kuvend”./T7/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera