Enver Hasani vajton nënën që ja vranë serbët: Kosova po coptohet, e ti e mijëra të tjerë jeni vrarë kot
Autori: Gazeta inFokus 16:19 | 26 March 2020
Ish’kreu i Gjykatës Kushtetuese, profesori Enver Hasani, ka përkujtuar nënën e tij, të cilën thotë se ja vranë serbët në luftë.
Ai ka përmendur coronavirusin i cili nuk po e lejon t’i shkojë te varri për ta kujtu në ditën që u vra.
Por ka përmendur edhe situatën politike në vend, ku i thotë se Kosova nuk po shkon drejtë asaj për të cilën u vra ajo dhe mijëra shqiptarë të tjerë.
Hasani në letrën që e ka publikuar në Facebook, të cilën ja kushton nënës së tij, i thotë se botën e ka kapluar frika nga një virus që i thonë Korona, e të cilit madje po i frikohen edhe Amerika, Kina e Rusia.
Është pikërisht ky virus që sipas tij, nuk po e lejon atë bashkë me vllëzërit dhe motrat për ta vizituar te varri, që të kujtojnë ditën kur ajo u vra nga serbët e Millosheviqit.
Lexoni të plotë letrën e profesor Hasanit, kushtuar nënës së tij:
Nënë e dashur,
Sot nuk mund të vij te varri yt, për të vënë kurorë, më shokët dhe miqtë, më bijtë e bijat që linde, më vëllain tend Hysenin, me askënd.
E di se e din që unë sot nuk do të jem te varri yt, për të kujtuar respektin për ty dhe ditën që të vrau diktatori serb S. Millosheviq, së bashku me mijëra të tjerë.
Ti e din, Nënë e dashur, se unë do të doja të jem me ty, së bashku më plot të tjerë, shokë të mi, me fëmijët e tu, vëllain tënd. Nuk mund të vij sot Nënë e dashur, se botën e ka kapluar një frikë që po i thonë VIRUSI KORONA.
Po vret në katër anët e botës, Nanë e dashur. Jemi bërë të njëjtë, Nanë e dashur, me ameirkanët dhe evropianët, me rusët dhe afrikanët, me kinezët e latino-amerikanët, krejt bota u bë një.
Frika, Nanë e dashur, nuk paska identitet, njëjtë si varfëria dhe e liga. Qenka shumë universale. Vetëm ta shihje Nanë, si frikësohet kryetari i Amerikës, i Kinës dhe Rusisë, njëjtë sikur ne.
Nanë e dashur, Kosova po rrin stoike në durimin e terriorit serb, atij që të vrau ty. Po i bën ballë Serbisë dhe frymës së Kishës Serbe për Kosovën, që na shohin si numra pa vlerë në tokën e tyre të shenjtë.
Kosova, Nanë e dashur, si në kohën tëndë kur më linde, po i ha kokat e bijëve të saj, atyre që po çojnë krye për të ruajtur dinjitetin e saj të nëpërkëmbur.
Po ha koka, Nanë e dashur, sepse Serbisë akoma po ia mbajnë ison njerëzit tanë, siç ia kanë mbajtur dikur në kohën kur më linde mua dhe vëllezërit e motrat e mia. Veçse tani moj Nanë, po na thonë që sytë po na bëjnë se kjo nuk është mbajtje isoje por për të mirën e Kosovës dhe se duan Rusinë ta largojnë nga këtu.
A bën, moj Nanë e dashur, që Kosova copëtohet dhe Rusia largohet jo vec nga Kosova por nga krejt Ballkani? Si duket, Nanë e dashur, rruga jonë për perëndim po shkon perms Rusisë dhe ti e mijëra të tjerë jeni vrarë kot.
Desha, moj Nanë e dashur, veç të të falenderoj, jo të të lodhi me politikë, dhe të kërkoj falje që sot nuk po mund të jem me ty, as unë dhe as shokët e ata që i linde, as daja Hysen dhe askush. Ka dalë një mortajë moj Nanë, për të cilën na kë folë si fëmijë, se si kanë vdekur të parët e tu, aty ku sot e ke lapidarin në fshatinVllahi, dhe do të na qesë fare.
U bë mire Nanë, që nuk u rivarrose në fshatin ku linde. Ai fshat moj Nanë, në këtë botë me sa duket, do të ngelë nën Serbi, bashkë më shumë fshatra të tjerë. A të kujtohet Gazivoda? Po, vendi ku lindi Isa Bioletini, që baba yt e ka pasur bashkëluftëtar? Krejt ato fshatra moj Nanë, në Serbi do të ngelin!
Por, Nanë e dashur, mos u mërzit, se Rusinë nga Ballkani po e hjekim!
Kosova, moj Nanë, nuk po mendon për ty, as për mua e as për askënd. Ka ngelur si në kohën kur u vrave ti nga dora e gjakpirësit të Ballkanit, që tani do të lirohet nga rusët kur toka e Kosovës të jepet si pajë, dhe koka turku në Kosovë do të sjellin për ta liruar këtë rajon nga rusët.
I lehtë të qoftë dheu i Kosovës Nanë, ty dhe krejt atyre që u vranë nga dora e njëjtë. Ju u vratë vërtetë për ta hequr Rusinë nga ky rajon i Evropës. Aty ku je, afër teje krejtësisht, do të jemi së bashku shumë shpejt, ndoshta nga Virusi Korona, por gjithsesi do të jem aty.
Deri atëherë, Nanë, jo se dua të të lodh, por dua të ta kujtoj një shkrimtar timin të dashur. Njëfarë Aldous Huxley, që pati thënë “Kujtesa e çdo njeriu është letërsia e tij private”. Koha me ty, Nanë e dashur, është letërsia ime e preferuar, e që s’mund ta lexojë kush pos meje.
Të përqafon me mall, biri yt, Enveri
Të tjera
-
Ekskluzive: Nagip Krasniqi shkarkohet përfundimisht nga posti i kryeshefit të KEK-ut
Nagip krasniqi përfundimisht sot është shkarkuar nga Korporata Energjetike e ...
-
Kastrati për raportin e DASH-it: As Serbia në ëndrrat e saja më të mira nuk do të besonte se si pushteti i VV-së do të mund ta demolonte Kosovën në këto përmasa
Dje Departamenti i Shtetit për të Drejtat e Njeriut ka publikuar raportin e f...
-
Zgjidhen dekanët e rinj në 14 fakultete të Universitetit të Prishtinës
Në Universitetin e Prishtinës, sot është zhvilluar procesi i zgjedhjes së dek...
-
Osmani: Në draftin e Asociacionit ka gjëra që mund të keqpërdoren, Kushtetuesja duhet t’i mënjanojë ato
Presidentja e Kosovës ,Vjosa Osmani, tha se Kosova nuk kundërshton zbatimin e...
-
Musliu Shoshi: Kurti ka thënë se pa u zgjidhur çështja e të pagjeturve, nuk diskutojmë me Serbinë tema të tjera, tani as nuk i takon familjarët e tyre
Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi ka ...
-
Arrestohet ish-zyrtari i gjendjes civile në Ferizaj
Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Ferizaj, pas ndërmar...
-
Osmani: Kosova nuk po kundërshton zbatimin e detyrimeve të veta
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani tha se Kosova nuk kundërshto...
-
Abazi: Fokusi duhet të jetë te zgjedhjet në veri, jo të shpallet Serbia desktruktive – ashtu siç edhe është
Deputeti i pavarur, Haki Abazi, thotë se më shumë duhet fokusuar në zgjedhjet...
-
Votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE ende s’ka hyrë në agjendën e Komitetit të Ministrave
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Europës i ka bërë thirrje mw 16 prill K...
-
Pse e shkarkoi Qeveria serbe kryetarin e Preshevës, Shqiprim Arifi?
Një krizë politike shpërtheu sërish në një komunë në jug të Serbisë të ba...
-
Dhuną në familje, Haxhiu letër kryetarëve të komunave: Zbatoni obligimet që dalin nga strategjia
Në cilësinë e Koordinatores Kombëtare kundër dhunës në familje, dhunës ndaj g...
-
Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngącmim seksuąl”
Prokuroria Themelore në Prishtinë, ka njoftuar se ka inicuar rast në drejtim ...