Lajme

Enver Hasani mendon se në politikë s’duhet shkollimi: Është profesion

Autori: Gazeta inFokus 23:21 | 02 March 2019

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani ka thënë se çështja e Kosovës është çështje e sigurisë, andaj duhet që disa parametra të ndiqen vazhdimisht, përcjell inFokus.

Hasani tha se orientimi euroatlantik ka obligime ndërsa politika është profesion.

“Çështja e Kosovës është çështje e sigurisë, që është permanente, qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, të drejtat e njeriut shkojnë në plan të dytë dhe krijohen hapësira. Sistemi ynë zgjedhor nuk lejon me projektu vullnet politik të një shumice të caktuar”, tha ai në Oxygen Show.

-Advertisement-

Hasani tha se sistemi në Kosovë, çarjet sociale i përçajnë edhe më shumë.

“Projekti i Kosovës ëhstë projekt që ka detyrime ndaj miqve, as Serbia nuk mundet shumë agjenda me i shty, sado që e kanë dëshirë. Orientimi i përgjithshëm i rajonit është euroatlantik, edhe pse Serbia ka probleme serioze me këtë orientim, dhe ata parametra duhet me i pas parasysh gjithmonë, në çdo ligj kur e nxjerr, në çdo ndryshim kushtetues kur e bënë. Këto e deformojnë vullnetin e çdo qytetari mesatar të Kosovës”, ka deklaruar ai.

“Politika është profesion, sikur që e ka thënë Maks Veber. Politika nuk duhet të matet me parametra të përgatitjes shkollore, por si orientim i njerëzve. Kush do me e ushtru e ushtron. Shtetet serioze krijojnë kushtetuta të mira, ligje të mira, pra nuk e lënë vullnetin me u shfrenu kot”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera