Enver Hasani: Kushdo që është dënuar në tri vitet e fundit, nuk ka të drejtë kandidimi në zgjedhje
Autori: Gazeta inFokus 19:59 | 13 January 2021
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani sot edhe një hererë ka thënë se, kushdo që ka dënime të prera qoftë me burgim, me gjobë apo me kusht në tri vjetët e fundit pavarësisht llojit apo shkallës së dënimit nuk mund të kandidojë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare që do të mbahen më 14 shkurt 2021.
Ai këto deklarime i ka bërë bë në tryezën e organizuar nga Instituti i Kosovës për Drejtës me temën “Kush ka të drejtë të kandidojë në zgjedhje?”.
“As në dispozitiv dhe as në pjesën arsyetuese të aktgjykimit, Gjykata Kushtetuese nuk ka lënë asnjë dyshim më të vogël se çdo kush që ka dënim fajësues për tri vite pa marr parasysh shkallën e veprës, peshën e veprës dhe të dënimit në mënyrë jo diskriminuese ka cenuar garancionet kushtetuese nga neni 45, por edhe nga neni 70.6 edhe këtë garancion e ka rrënuar për shkak se nuk ka asnjë logjik që dikush që ndërkohë është deputet të vijë një dënim 8-9 muaj për ndonjë vepër. Gjykata nuk ka bërë asnjë dallim sa i përket peshës së veprës llojit të dënimit dhe në mënyrë gjenerale po e përsërisë se nuk ka asnjë rend që citohen në raportin e Venecias që e thotë në këtë mënyrë. Aty ke ose me Kushtetutë ose me ligj si akte autorizuese që shumicën e rasteve ia lënë një organi me vendos.. Nuk besoj që ka kush që mund ta lexojë ndryshe kushdo qoftë nuk e di kush ka përfshirë edhe zotërinë Kurti a ka vendim apo nuk ka vendim unë vetëm kam dëgjuar nëpër medie nuk e di por nuk mundet ndryshme me u interpretuar. Prapë po e them se kam frikë që në të ardhmen mund të vijë gjendja në këtë vend për mos kuptim për shkak të jo profesionalizimit të dispozitivit dhe të krijohet një mish-mash dhe nuk ke më se çfarë zbaton”, theksoi ai.
Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani thotë se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk lë dyshime se çdo kush që ka 3 vjet dënim pa marr parasysh shkallës apo dënimit për veprën penale nuk mund të kandidojë në këto zgjedhje.
Të tjera
-
Hoxhaj uron Gordon për pozitën në administratën Biden
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka uruar Philip...
-
SHBA/ Numri i vdekjeve nga koronavirusi në rritje në 30 shtete
Numri i vdekjeve nga nga koronavirusi po rritet në pothuajse dy të tretat e s...
-
11 pacientë me Covid-19 në Spitalin e Pejës në gjendje më të rëndë
64 pacientë të infektuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Pejës...
-
Dhuna seksuale në rritje, viktima kryesisht të miturat
Në gjashtë vjetët e fundit, në Kosovë kanë ndodhur 225 raste të dhunimeve sek...
-
Si do të votojnë personat me COVID-19 në zgjedhjet e 14 shkurtit?
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë përgatitjet për të mundësuar që edhe p...
-
Ky është numri i të infektuarve me Covid-19 që nga fillimi i pandemisë
Mbi 56 mijë kosovarë janë infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. S...
-
Moti për sot dhe nesër
Moti në Kosovë do vazhdoj të jetë i ftohtë e sidomos mëngjeset e ku parashihe...
-
5 mijë e 275 raste aktive me COVID-19
56 mijë e 118 persona janë infektuar me koronavirus prej marsit kur edhe u sh...
-
Subjektet politike nuk po e përfillin ligjin për barazi gjinore
Publikimi i listave zgjedhore nga partitë politike tregon se subjektet politi...
-
Kreu i OBSH-së: Bota “në prag të një dështimi moral katastrofik” lidhur me vaksinat
Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë thotë se bota është “në prag të n...
-
13 viktima dhe 63 raste të reja me COVID-19 në Maqedoninë Veriore
Në 24 orët e fundit nga 529 teste të kryera, 63 persona rezultuan pozitiv nda...
-
Në prag të inaugurimit presidencial, masa të pashembullta sigurie dhe një shkëputje nga tradita
Zyrtarët e sigurisë në Shtetet e Bashkuara thonë se po marrin të gjitha masat...