Lajme

Enver Hasani i gëzohet humbjes se Agim Bahtirit

Autori: Gazeta inFokus 12:54 | 18 October 2021

Ish kryetari i Gjykatës Kushteteuese, Enver Hasani i është gëzuar humbjes së Agim Bahtrit në Mitrovicë.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, Hasani ka falënderuar qytetarët e Mitrovicës të cilët sipas tij ja kanë mbyllur dyert mashtrueseve.

“Mitrovicë, unë biri yt, të qofsha falë! Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën tënde që nxori fituesin, por për votën që i mbylli dyert mashtruesëve!Mitrovicë, unë biri yt, sot të falem deri në përulje, jo për votën që nxorri fituesin, por për votën që i hapi dyert e theqafjes për popullistët dhe fisnikërinë e tyre të rrejshme që ka tronditur plot vende më të qytetëruara se Kosova!”, ka shkruar Hasani.

-Advertisement-

Ndryshe në Mitrovicë, ka fituar kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza.

Më poshtë gjeni të plotë statusin e Enver Hasanit./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Përsëri në shkollë me Viva Fresh Store!  
-Advertisement-

Të tjera