Entuziazmohet Kadri Veseli nga përkrahja masive që po i japin gratë e Pejës Sabiha Shalës – Shprehet i bindur në fitore
Autori: Gazeta inFokus
16:51 | 08 October 2017
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli është entuziazmuar sot kur ka hyrë në sallën e Hotel Dukagjinit dhe ka parë mbi 500 gra të pranishme në tubimin e organizuar nga kandidatja për kryetare në Komunën e Pejës, Sabiha Shala.
Derisa ka filluar prezantimi i kandidates së PDK-së, Sabiha Shala, Veseli është parë i habitur nga numri i pjesëmarrëseve dhe duartrokitjet e shumta.
Kandidatja e PDK-së, për kryetare të Pejës, Sabiha Shala në pika të shkurtra ka shpalosur programin e saj për të qeverisur me Pejën e i cili në fokus ka gruan.
“Peja ka një popullsi mbi 50 % të grave, në demokraci shumica e përfaqësuesëve në institucione duhen të jenë femra, prandaj unë jam këtu për t’u bërë thirrje që të më mbështesni jo vetëm se jam femër por për të dëshmuar se femrat në rastet ku kanë pasur mundësi për të udhëhequr aty nuk ka munguar puna”, ka thënë Sabiha Shala.
Ajo ka vazhduar duke premtuar se gratë do të jenë në fokus të prioriteteve të saj gjatë mandatit 4 vjeçar të qeverisjes.
“Unë jam sot këtu për të dëshmuar, premtuar, zotuar që gratë do të jenë fokusi i qeverisjes time, nuk do të ketë projekt që do të mbështetet nga komuna në rast që gruaja nuk do të përfitoj nga ai projekt, nuk do të ketë mbështetje për biznese nëse nuk e gjejmë rolin e gruas në atë biznes, nuk do të ketë ulje të papunësisë nëse në një shtëpi punon një mashkull kurse katër femra nuk punojnë.” ka premtuar kandidatja për të parën e Pejës, Sabiha Shala.
Në fund duke premtuar për qeverisje të përbashkët pas 22 tetorit, Shala ka kërkuar mbështetjen e grave të Pejës.
“Nga data 23 tetor do të qeverisim së bashku dhe t’i mësojmë ata se si duhet të qeveriset, si duhet të zhvilluar një qytet që të behët qytet evropian ashtu siç ne e meritojmë, ashtu siç fëmijët tuaj e meritojnë, ashtu siç nënat tuaja e meritojnë dhe ashtu siç ne të gjitha e meritojmë.”, ka thënë Sabiha Shala.

Ndërsa Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka shprehur përkrahje të fuqishme për kandidaten për kryetare të Pejës, Sabiha Shala.
Veseli ka thënë se beson fuqishëm në kandidaturen e Shalës dhe vendosshmërin e saj duke e quajtur atë si zonjë të çeliktë.
“Çdo qytetarë i Pejës për të ecur përpara, dhe një kryetare e suksesshme si zonja Sabiha e cila është e vendosur dhe e ka vendosmërinë e një zonjë të çeliktë që e di saktësisht çka do, e din cila është e mira e Pejës dhe të jeni të sigurt që Peja do të jetë një qytet shumë më i bukur dhe shumë më i zhvilluar” ka thënë Kadri Veseli.

Ai madje është shprehur krenar që partia që ai udhëheq ka 3 femra kandidate për kryetare të komunave.
“Unë ndihem shumë krenar se kam vënë 3 kandidate femra për kryetare të komunave. Ky vend nuk mundet të ecën përpara, qoftë në proceset integruese, qoftë euro-atlantike, qofte në zhvillimin ekonomik pa e marrë përgjegjësinë 50 % femrat”, ka thënë Kadri Veseli.
“Këtë mundësi do të ua jep femrave edhe në të ardhëm edhe më shumë për arsye se ato nuk do të konsiderohen vetëm pjesë e një emancipimi familjar i cili është i domosdoshëm por duhet të konsideron pjesë e emancipimit nacional i ecjes përpara”, ka shtuar lideri i PDK-së.
Ai ka kërkuar nga pejanët e veçanërisht nga gratë që ta përkrahin kandidatë Shalën sepse më të Peja do të ndryshojë, do të ketë qeverisje teë pavarur dhe do të dëshmohet se femra udhëheq dhe atë suksesshëm.

“Përkraheni më 22 tetor zonjën Sabiha, sepse kjo si kryetare e komunës do të jetë kryetarja më e pavarur, të gjithë kandidatë burra për Pejën janë të varur prej dikujt dhe do t’i japin llogari dikujt por kjo nuk do të ndodhë me Sabihan, kjo do të jetë e pavarur. Me Sabihan në krye në Pejë do të vinë shumë donator, sepse Peja është dallim i madh kur një qytet udhëhiqet nga një burrë e ndryshe kur udhëhiqet nga një grua. Është për të mirën tuaj për të mirën e fëmijëve tuaj, për një Pejë të sigurt dhe për një kryetare që do të jetë edhe shoqja juaj. Zonja Sabiha e ka përkrahjen e fuqishme dhe do të tregojë që femrat jo vetëm që munden me udhëheq por do të jetë femra më e suksesshme që ka pasur ndonjëherë Peja në ekzistencën e vet.”, ka thënë kryetari i PDK-së, Kadri Veseli gjatë tubimit të mbajtur në Pejë./INFOKUSI.COM


T� tjera
-
U raportua i zhdukur në Ferizaj, 31-vjeçari gjendet shëndosh e mirë në Prishtinë
Policia e Kosovës ka njoftuar se pas katër ditësh kërkimi është arritur që të...
-
Kurti bisedon me Rutten në Dublin: Anëtarësimi i Kosovës në NATO i shërben sigurisë në Evropë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me Sekretarin e P...
-
KFOR organizon ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vrella, marrin pjesë edhe Policia, EULEX-i dhe FSK-ja
Forca e Kosovës (KFOR) do të zhvillojë ushtrimin “Golden Sabre” në Kampin Vre...
-
Nëna nga Gjakova e raporton djalin e saj në polici, ai dërgohet në mbajtje
Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur në Gjakovë. S...
-
Burri la tre fëmijët në rrugë në Prishtinë, ish-gruaja e raporton në polici për sulm
Një rast i dhunës në familje është raportuar në Prishtinë, ku një grua dyshoh...
-
Dhunë në familje në Podujevë, Prishtinë, Gjakovë dhe Malishevë, në njërin rast gjenden armë dhe municion
Policia e Kosovës ka raportuar disa raste të dhunës në familje në raportin 24...
-
Një person gjendet pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren
Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Prizren. Rasti...
-
Të martën shpallet aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve për administrim të drejtësisë
Pasnesër pritet të shpallet aktgjykimi ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ...
-
Bilanc tragjik këtë të shtunë në Shqipëri – Tre të vdekur brenda pak orësh në aksidente, pesë të lënduar
Tre të vdekur dhe pesë të lënduar është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë ...
-
Haziri: Republika mban autorësinë e Rugovës, Adem Jashari e kryengritësit e tjerë janë meritë e tij, Demaçit, Bukoshit e Ahmet Krasniqit
Lutfi Haziri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, duke reaguar lidhur me debatin...
-
Cili është kanceri më i rrezikshëm i lëkurës që po shënon rritje? Dermatologia zbulon detajet alarmuese!
Dermatologia Shkëndije Dobruna, në emisionin “Doktor Plus”, ka folur për lloj...
-
Shiroka Pula në Ballon e Marinsave: Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave...































