Rozë

Eni publikon një imazh romantik në krahët e Gencit

Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 21 October 2020

Eni Koçi e Genc Prelvukaj janë dyshja që janë përfolur gjatë nga të gjithë duke qenë një dyshe mjaftë simpatike e showbizit shqiptar. Ata kanë vite që janë bashkë, ku pritet që së shpejti të organizojnë edhe dasmë madhështore, por për shkak të pandemisë planet iu kanë anuluar deri në një afat të pacaktuar.

Nga çifti kemi pasur edhe bashkëpunime të shumta ku edhe përmes këngëve kanë treguar dashurinë dhe respektin që kanë për njëri tjetrin. Edhe kësaj radhe duke kaluar disa ditë pushimi në bregdet nuk kishte si të mungonte një imazh, duke treguar se çfarë dashurie kanë ata.

“Dashuria e vërtetë kurrë nuk mbaron” ishte mbishkrimi i imazhit ku kanë arritur të marrin komplimente të shumta nga fansat e tyre.

-Advertisement-

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera