Engel propozon t’i vendosen sanksione Serbisë pasi po blen armë nga Rusia
Autori: Gazeta inFokus 15:15 | 28 March 2020
Kongresisti amerikan Eliot Engel i cili është kryesues i Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Dhomën e Përfaqësuesve në qeverinë amerikane, ka deklaruar se SHBA-ja duhet të vendosë sanksione ndaj Serbisë për arsye se kjo e fundit po furnizohet me armatim nga Rusia.
Eliot Engel ka thënë se Kongresi amerikan ka miratuar Ligjin e Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve(CAATSA) pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës i cili ligj kërkon prej Administratës të vejë sanksione mbi Serbinë pasi po blen armatim nga Rusia, raporton Gazeta Express.
“Për më tepër, presioni i vënë mbi Prishtinën për tarifat e saja është tejet i jobalansuar. Diplomatët serbë janë duke e shëtitur globin, për t’i nxitur shtetet që ta çnjohin Kosovën dhe Serbia është duke i thelluar raportet e saja me Moskën teksa po blen sasi të konsiderueshme armatimi rus. Në të vërtetë, Sipas Ligjit të Sprapsjes së Kundërshtarëve të Amerikës përmes Sanksioneve (CAATSA), i miratuar nga Kongresi pas ndërhyrjes ruse në zgjedhjet e 2016-tës, këto blerje armësh lypsin prej Administratës që të vëjë sanksione mbi Serbinë. As që i kemi vënë këto sanksione dhe as nuk e kemi nxitur Serbinë më fuqishëm që t’u japë fund përpjekjeve të veta për çnjohje”, ka deklaruar kongresisti Engel.
Tutje, Engel ka thënë se SHBA-ja duhet të fillojë të balancojë qasjen e saj karshi Serbisë dhe Kosovës dhe të përdorin standarde të njëjta për të dyja shtetet.
“Diçka nuk është në rregull me politikën amerikane dhe ne duhet ta korrigjojmë. Duhet ta fillojmë me ribalansimin e qasjeve tona karshi Serbisë dhe Kosovës. Duhet të bashkëpunojmë me aleatët tanë evropianë, për t’i trajtuar të dyja shtetet si partnere të pavarura dhe sovrane, duke përdorur standarde të njëjta për të dyja palët, teksa mundohemi t’i rifillojmë bisedimet paqësore. Kur ligji i SHBA-së thotë se duhet t’i vëmë sanksione Serbisë shkaku i lidhjeve të saja të sigurisë me Rusinë, atëherë duhet ta bëjmë”, ka deklaruar ai.
Të tjera
-
Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare
Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për kët...
-
Hulumtimi i Infokusit: Ferat Shala e quan të dyshimtë dhe të kundërligjshme marrëveshjen e Liburn Aliut për tunelin Prizren – Tetovë
Gazeta Infokus ekskluzivisht të mërkurën ka publikuar marrëveshjen e nënshkru...
-
LAJMI I FUNDIT: Lirohen nga akuzat Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku
Janë liruar nga akuzat, Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Syle...
-
Murati: S`po ratifikohen marrëveshjet që do të përfitonim 300 milionë euro
Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati ka thënë se janë 300 mil...
-
Avokati i Popullit, i shqetësuar me akuzat për ngacmime seksuale në UP
Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësu...
-
Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime
Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe S...
-
“Për nder të Liburn Aliut i cili na lëshoi çeshmen”, PSD aksion para Qeverisë
Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik në oborrin e Qeverisë...
-
Bogujevci: Suksesi i Kosovës në KiE-kur jemi bashkë arrijmë shumë
Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Saranda Bogujevci, e ka vlerësuar si suks...
-
Në Bruksel fillon takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve
Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës me ndërmjetësim...
-
Bom ba në veturën te rruga B: Arrestohet në aeroport Kushtrim Krasniqi, dyshohet se tentoi ta vra*ë Ardit Sekiraqën
Pas më shumë se dy muajsh, Policia ka arritur ta arrestojë të dyshuar për ten...
-
Rusia do ta humbte një luftë me NATO-n, paralajmëron Polonia
Një luftë mes Rusisë së Vlladimir Putinit dhe NATO-s do t’i jepte fund “mposh...
-
Ramush Haradinaj shkon në Sallagrazhdë për ta nderuar veprën e Fadil Vatës
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shkuar në Sallagrazhdë të Suharekës, ...