Lajme

Engel kritikon ashpër Vuciqin pas lëvdatave për Milloshviqin

Autori: Gazeta inFokus 19:44 | 11 September 2018

Politikani demokrat amerikan, Eliot Engel ka kritikuar ashpër presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuciq, pas lavdërimeve që ky i fundit ia bëri të dënuarit për krime luftë në Kosovë, Slobodan Millosheviqit.

Anëtari i Dhomës së Përfaqësuesve të Kongresit të SHBA-së, theksoi se nuk mund të kërkosh pajtim me Kosovën, e në të njëjtën kohë ta lavdërosh Millosheviqin.

“Nuk mund të bësh thirrje për paqe dhe pajtim në Kosovë, përderisa në të njëjtën kohë lavdëron Sllobodan Millosheviqin, i cili ishte përgjegjës për vdekjen e dhjetëra mijëra njerëzve”, ka deklaruar Engel, deklaroi ai.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera