Lajme

ENEMO dërgon ekspertë ndërkombëtarë për të vëzhguar zgjedhjet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 10:22 | 23 September 2021

Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve (ENEMO), pas akreditimit zyrtar nga Komisioni Qendror Zgjedhor i Kosovës (KQZ), ka dërguar pesë ekspertë ndërkombëtarë për të vëzhguar zgjedhjet e 17 tetorit 2021, shkruan Gazeta Infokus.

ENEMO ka bërë të ditur në një komunikatë se ekipi tashmë gjendet në Prishtinë dhe do të vëzhgoj raundin e parë të zgjedhjeve.

Ky rrjet ka bërë të ditur se do të vëzhgojë edhe raundin e dytë në komunat ku mund të ketë raund të dytë.

-Advertisement-

ENEMO theksoi se do merret edhe me monitorimin gjatë procedurave të votimin, kështu që të kontribuojnë në përmirësimin e besimit të publikut në rezultatet zgjedhore.

“Me vëzhgimin e zgjedhjeve lokale në Kosovë të vitit 2021, IEOM i ENEMO-së synon të rris integritetin dhe transparencën e procesit zgjedhor dhe të kontribuojnë në përmirësimin e besimit të publikut në rezultatet zgjedhore. Misioni do të vëzhgoj mjedisin politik dhe atë të fushatave, aktivitetet e organeve drejtuese të zgjedhjeve, fondet e fushatave, regjistrimin e kandidatëve dhe votuesve, reportazhet e zgjedhjeve të mediave, zgjidhjen e mosmarrëveshjeve zgjedhore dhe të gjitha aspektet e tjera kyçe të zgjedhjeve. IEOM i ENEMO-së do të vlerësojë përputhshmërinë e të gjithë procesit zgjedhor me standardet ndërkombëtare dhe legjislacionin përkatës vendor”, thuhet në komunikatën e ENEMO-së.

Rrjeti Evropian i Organizatave Monitoruese të Zgjedhjeve, shtoi me tej se do të mbaj mbledhje me të gjithë kandidatët dhe partitë politike për të marr informacione te vërteta dhe të qarta që të përgatis një Deklaratë të Gjetjeve dhe Konkluzioneve Preliminare një ditë pas çdo raundi zgjedhor.

“Gjatë procesit të vëzhgimit, në mënyrë që të marrim informacione të qarta dhe të vërteta, misioni i ENEMO-së do të mbaj mbledhje me të gjithë aktoret kyç vendor apo internacional. Këtu përfshihen kandidatët dhe partitë politike, organizatat e shoqërisë civile, organet drejtuese të zgjedhjeve, përfaqësuesit e autoriteteve shtetërore, ambasadat, organizatat internacionale, mediat, etj. Bazuar në vëzhgimin e përfunduar dhe mbledhjeve të mbajtura, misioni do të publikoj një Deklaratë të Gjetjeve dhe Konkluzioneve Preliminare një ditë pas çdo raundi zgjedhor. Një Raport Final, i kompletuar me vlerësimin final dhe me rekomandime potenciale, do të publikohet përafërsisht dy muaj pas zgjedhjeve”, potencon ENEMO. /Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë
-Advertisement-

Të tjera