Rozë

Eneda Tarifa zbulon se është me Covid-19

Autori: Gazeta inFokus 13:16 | 18 November 2020

Këngëtarja dhe moderatorja e njohur, Eneda Tarifa, ka zbuluar ditën e sotme se është infektuar me Covid-19. Përmes një video në publikuar në “Instagram”, ajo tregon se është asimptomatike dhe se nuk ndjen asgjë.

Enda tregon se i lindi dyshimi se mund të ishte infektuar nga koronavirusi vetëm dje kur humbi shijen dhe nuhatjen.

“Po pi kafe, por nuk e di çfarë shije ka”, Eneda Tarifa

-Advertisement-

“Mua dje më iku shija dhe kjo ishte një shtysë që unë të bëja tamponin dhe dola pozitive. Rezultoi që ta kem marrë diku, nuk e di se ku, megjithëse ruhem në çdo moment. Por kjo mund t’i ndodhë kujtdo. Jam asimptomatike se nuk ndjej asgjë, asgjë. Fakti se humba shijen dhe nuhatjen më bëri që të dyshoj. Ndërkohë që jam një qeflije e ushqimit dhe kur nuk ndjen shijen e tij, ndihem keq. Po pi kafe tani, nuk e kam idenë se çfarë shije ka, disa sa sheqer ka dhe po e bëj si adet”, thotë Eneda në një postim të publikuar në “Instagram”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera