Rozë

Eneda Tarifa flet për bashkëshortin: Një nga njerëzit më të përkushtuar…

Autori: Gazeta inFokus 10:47 | 17 February 2018

Pas gjithë zhurmës mediatike rreth ndarjes së saj dhe bashkëshorti këngëtarja Eneda Tarifa është shprehur sërish në rrjete sociale.

Ajo ka shkruar se media ka keqpërdorur një histori të shkruar prej saj, për një grua të dhunuar dhe gjithashtu ka theksuar se ish-bashkëshorti i saj është një nga personat më qytetar që njeh.

“Para disa ditësh lexova një histori të një gruaje të dhunuar, në një koncert bamirësie, bashkë me kolegë të tjerë si Jualiana Pasha, Aurela Gaçe, Elton Deda etj. Portalet e morën sikur po flisja për bashkëshortin tim Erjon Zaloshnjën që është një nga njerëzit më të qetë, më të përkushtuar dhe një intelektual i mirë i këtij qyteti. Ju lutem portaleve meqë janë kaq të padjallëzuar, të korrigjojnë titujt se i kanë gabim. Faleminderit për mirëkuptimin!,”-përfundon Eneda në profilin e saj në Instagram.

Gjithashtu edhe në emisionin “Pop Culture” ajo është shprehur tërthorazi për ndarjen e saj, duke i mëshuar më shumë theksin lajmeve që kanë qarkulluar për të në gjithë këtë kohë.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Vrasja e Lulzim Fejzullahut, vjen reagimi i parë nga ministrja Haxhiu

Të tjera