Rozë

Eneda Tarifa: Eurosong është një traumë për këngëtarët

Autori: Gazeta inFokus 22:09 | 18 November 2019

Jo shumë këngëtarë e kanë luksin të pyeten dhe të zgjedhin mes eksperiencave (të suksesshme) në Këngën Magjike dhe Festivalin e Këngës. Megjithatë Eneda Tarifa është një prej artisteve që jo vetëm ka marrë pjesë por dhe ka triumfuar në këto kompeticione dhe mund të mendohet e të bëjë diferencën mes tyre.

Si pjesë e një loje në emisionin “Thumb On” (ku nëse nuk i përgjigjesh një pyetje detyrohesh të pish një gotë alkool) Eneda u pyet nga Fatma dhe Aulona, pikërisht të zgjidhte mes dy festivaleve dhe ajo u përgjigj kështu:

“Të dyja kanë specifikat dhe madhështinë e vet. Nuk e di nëse do rikthehem në festivalin e fundivitit. Ndoshta sepse nuk e provova ashtu si doja unë. Do kishte gjëra që do i ndryshoja. Është një mini traumë Eurosong. Kur nuk ke qenë nuk e di. Gjithsesi është impresion i jashtëzakonshëm.”

-Advertisement-

Nuk kemi qenë, po gjithsesi të gjithv ata që na përfaqësojnë në Eurovizion, nuk kthehen me përshtypjet apo me eksperiencë të mirë, kështu që faji ndoshta nuk është i këngëtarëve. /Blitz.al/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera