Rozë

“Ëndrra e çdo vjehrre” thotë Tayna, derisa pozon në bikine

Autori: Gazeta inFokus 22:17 | 12 September 2019

Reperja Tayna ka udhëtuar për në Kaliforni ku ka zgjedhur që të pushojë pas një verë tepër të zënë me koncerte nëpër bregdetin shqiptar

E tani derisa ajo po qëndron atje edhe fotot e saj tepër seksi në bikine nuk mungojnë.

Të tilla ishin edhe fotot e saj të fundit ku ajo është paraqitur me bikine ngjyrë portokalli por edhe thënia e saj ishte interesante poshtë fotografisë.

“Ëndrra e çdo vjehrre”, ka shkruar ajo.

Besohet se Tayna në këtë udhëtim po shoqërohet me Vildane Zenelin e ku ajo për këtë çështje ka bërë edhe një koment interesant.

“Edhe e çdo vjehrri”, ka komentuar Vildanja e cila ka lavdëruar edhe fotografin që e ka fotografuar atë e që mund të jetë vet ajo pasi që është parë duke e shoqëruar Taynan gjatë qëndrimit të saj në Beverly Hills.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera