Lajme

Endriti poston foton e Hashim Thaçit gjatë kohës kur ishte student

Autori: Gazeta inFokus 19:35 | 21 March 2022

Endrit Thaçi ka shpërndarë një foto të paparë deri më tani të ish-Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Endriti ka thënë se fotoja është e kohës kur babai i tij ishte student.

“Një foto e papublikuar deri më tani e babit. Nga koha e përfundimit të studimeve kur punonte në ilegalen politike dhe ushtarake me shokët dhe shoqet, drejt themelimit të UÇK dhe çlirimit të atdheut. Ai qëllim u arrit, edhe pse me çmim të lartë në gjak, djersë, lot dhe vite të kaluara në burg”, ka shkruar ai.

-Advertisement-

Hashim Thaçi ishte njëri ndër krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai tani gjendet në Hagë së bashku me disa ish-liderë tjerë pasi është i akuzuar nga Gjykata Speciale.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera