Lajme

Endriti me mesazh emocionues pasi vizitoi Thaçin në Hagë për ditëlindje

Autori: Gazeta inFokus 15:24 | 24 April 2023

Ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka ditëlindjen ku ka mbushur 55 vjetorin e lindjes, shkruan Gazeta Infokus.

Në këtë ditë të veçantë për të e ka vizituar në Hagë djali i tij Endrit Thaçi,

Ai në një postim tregoi se ish presidenti djalin e tij e kishte pritur me qeshje dhe hajgare.

-Advertisement-

“Sapo e vizitova babin për ditëlindje. Më priti me qeshje dhe hajgare. Ishte në shëndet dhe disponim të shkëlqyeshëm sikurse kur u çlirua Kosova apo kur shpalli pavarësinë. 55 vjet i bëri por 5500 punë të vogla e të mëdha po ashtu i ka kry deri tash. Urime ditëlindjen bab nga mami dhe unë. Vitin e ardhshëm e festofshim në shtëpi!”, ka shkruar djali i Thaçit në këtë postim.

Ndryshe ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është në paraburgim në Hagë që nga viti 2019 dhe tashmë ka filluar edhe gjykimi ndaj tij dhe ish krerëve të tjerë të UÇK-së./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera