Lajme

Endrit Thaçi përfshihet në fushatën e PDK-së, del publikisht në mbështetje të Fadil Nurës

Autori: Gazeta inFokus 16:59 | 28 September 2021

Djali i ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, po e mbështet Partinë Demokratike të Kosovës për zgjedhjet lokale duke marrë pjesë edhe në fushatë së bashku kandidatin e kësaj partie për kryetar të Skenderajt, Fadil Nurën dhe ish kandidatin për të parin e kësaj komune, Sami Lushtaku.

Lushtaku është ai i cili ka publikuar fotografi së bashku me Endrit Thaçin nga fushata në Skenderaj, derisa në fotografi shihen të tre duke prirë fushatën.

Kryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, në përshkrimin e fotografive shkruan “Në Skenderaj, bashkë me Endrit Thaçin, të birin e Presidentit Hashim Thaçi”.

-Advertisement-

Sami Lushtaku fillimisht ishte kandidat për kryetar mirëpo pasi iu konfirmua dënimi nga Gjykata e Apelit për kanosjen ndaj avokatit, Gazmend Halilaj, PDK-ja e zëvendësoi atë me Fadil Nurën.

Derisa fushatën e kësaj partie për Skenderajn po e udhëheqin të dy, Fadil Nura e Sami Lushtaku.

Zgjedhjet lokale do të mbahen me 17 tetor./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNICEF-i global boton artikull për rezultatet e partneritetit me Devolli Corporation: U fuqizuan gratë, përfituan familjet
-Advertisement-

Të tjera