Ekonomi

Endrit Shala nuk i ndali Plazmat

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 07 November 2018

A u ndalën Plazmat? Është pyetja më e shpeshtë në Kosovë nga e marta kur Qeveria e Kosovës ka vendosur taksë 10 për qind për të gjitha produktet “Made in Serbia”, shkruan gazeta inFokus.

Përgjigja del zhgënjyese për të gjithë ata që kanë pritur se me këtë vendim do të kufizohet importi i këtyre produkteve më të përfolura në tregun e Kosovës.

Sipas vendimit të Qeverisë së Kosovës, taksa prej 10 për qind do të aplikohet për të gjitha prodhimet me origjinë nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina, por jo edhe për produktet e kompanive ndërkombetare që prodhojnë në Serbi, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

E tillë është edhe kompani “Bambi”, me seli në Pozharevac të Serbisë, e cila prodhon biskotat “Plazma”.
Të dhënat e regjistrimit të kësaj kompani tregojnë se që nga viti 2015 ajo është në pronësi të “Mid Europa Partners” me seli në Guernsey.

Në bazë të kësaj del se ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, nuk do të mund të vë me këtë vendim, taksë edhe për Plazmat për të mbrojtur prodhuesit vendës të produkteve të ngjashme. /Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova hap degën më te re në qytetin e Suharekës
-Advertisement-

Të tjera