Lajme

Endrit Shala nënshkruan marrëveshje të tregtisë me Mbretërinë e Bashkuar

Autori: Gazeta inFokus 12:14 | 03 December 2019

Kosova e Mbretëria e Bashkuar nga sot do të kenë më të lehtë që të bëjnë tregti mes vete.

Kjo pas një marrëveshje të nënshkruar në mes të Ministrit në largim të Tregtisë dhe Industrisë Endrit Shalës me ambasadorin britanik në Kosovë, Nicholas Abbott, shkruan gazeta inFokus.

Shala ka thënë që kjo marrëveshje do ta ofroj Kosovën një hap më pranë me shtetin mik.

-Advertisement-

“Në emër të Republikës së Kosovës sot kam nënshkruar marrëveshjen e partneritetit, tregtisë dhe bashkëpunimit me Mbretërinë e Bashkuar. Kjo marrëveshje e afron Kosovën edhe një hap më afër me shtetin mik, Britaninë”, ka shkruar Shala.

E kjo, sipas Shalës edhe do të ndihmoj në zgjerimin e harmonizuar të tregtisë botërore, shkruan gazeta inFokus.

“Promovimi dhe zgjerimi i tregtisë dypalëshe përmes zhvillimit të harmonizuar të marrëdhënieve ekonomike mes dy vendeve, eliminimin e barrierave dhe kufizimeve në tregtinë e mallrave dhe shërbimeve, të kontribuoj në zhvillimin dhe zgjerimin e harmonizuar të tregtisë botërore”.

“Po ashtu marrëveshja ka qëllim sigurimin e kushteve të barabarta të konkurrencës në tregti mes të dyja vendeve dhe bashkëpunimi për mbrojtjen e duhur dhe efikase të të drejtave pronësore intelektuale”./Gazeta inFokus/

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera