Lajme

Endrit Shala në Prizren zotohet për një qeverisje të drejtë dhe mbështetëse për të gjithë qytetarët

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 20 September 2019

Ministri në detyrë i Industrisë dhe Tregtisë, Endrit Shala gjatë të premtes është pritur nga qytetarët e Prizrenit.
Kështu ka njoftuar Shala përmes një postimi në llogarinë e tij në facebook, shkruan Gazeta inFokus.

“Aktivistë e simpatizantë të Nismës Socialdemokrate që ishin të shumtë në numër i dhanë edhe më shumë hijeshi kryeqytetit historik të Kosovës.Bashkë me kandidatin për kryeministër Fatmir Limajn, sekretarin Bilall Sherifin, kryetarin e degës në Prizren Zafir Berishën dhe kandidatë të tjerë për deputetë, dham edhe në Prizren zotimin për një qeverisje të drejt dhe mbështetëse për të gjithë qytetarët e saj” ka shkruar ai.

Shala ka deklaruar se kryetari Limaj edhe në Prizren, u zotua se Nisma Socialdemokrate do ta qeverisë vendin bazuar në 5 parimet kryesore të saj.

-Advertisement-

“Vazhdimi i fuqizimit të prodhuesve vendorë, ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, investimet e fuqishme në bujqësi, reformat në drejtësi, paketa sociale dhe qasje ndryshe ndaj diasporës, do të jenë prioritetet tona kryesore” ka shkruar Shala

Sipas tij vetëm kur bëhemi bashkë për shtetin do krijojmë mirëqenien sociale që secili qytetarë e meriton./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera