Endrit Shala: “Importin e Serbisë e ndala 100% para taksës 100%”
Autori: Halil Berisha 23:43 | 14 September 2019
Një nga vendimet më të përfolura të qeverisë që tanimë është në dorëheqje padyshim është vendosja e taksës 100% ndaj produkteve të Serbisë e Bosnjës dhe Hercegovinës.
Këtë vendim në mbledhjen e qeverisë së Kosovës, e pati prezantuar minsitri i Tregtisë e Industrisë Endrit Shala.
E ky i fundit i ftuar në emisionin Personale në RTV Dukagjini, ka thënë që importin 100% nga Serbia e ndali ende pa u vendosur kjo taksë, shkruan gazeta inFokus.
“Para se mu ndal tek taksa isha ndal tek dy veprime tjera para kësaj, jo taksë por masë, që është vendos në raport me Serbinë e Bosnjën, që është e paraparë edhe me marrëveshjen e CEFTA-s, para kësja e kam marrë një urdhëresë ku kam ndaluar në territorin e Kosovës, dy javë para 100%, ku kam ndaluar në territor të futen mallra me emra jo kushtetues e ofendues, siç kanë ndodhur deri në atë kohë ku të gjitha mallrat e Serbisë e Bosnjës ju kanë referu Kosovës me Kosova e Metohija, qysh në hyrje në fuqi të asaj urdhërese veç është ndalu 100% importi nga Serbia për arsye se ato nuk kanë dashur që as në etiketat t’i referohet Kosovës si shtet”, ka thënë Shala.
Shala ka shtuar se çdo vendim që e ka marrur, si ministër, ka pasur vetëm një synim. Që ai të jetë në të mirë të qytetarëve të Kosovës.
“Mbi 9 muaj jam ministër, jam përpjekur me krejt qënien time, të jap gjithçka nga vetja të kryej me përkushtim maksimal detyrën, me aq sa kam ditë, po nbesoj që jam mëndu me ba ma të mirën për qytetrin tim, nuk po du me hy për çka mahna mend, më së miri ndoshta me vet qytetarin e Republikës së Kosovës, në secilin veprim timin, gjatë udhëheqjes së detyrës, jam mundu të jem zëri i qytetarëve, i prodhuesit, përpunuesit, tregtarit e biznesit”./Gazeta inFokus/
Të tjera
-
Tahiri: Ditët në vijim do të iniciojmë kërkesën për shpërbërjen e Kuvendit
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri,...
-
Tahiri e Gashi lëshojnë sallën ku po mbahej mbledhja e Kryesisë
Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri, dhe ai i LDK-së, Arben Ga...
-
Artmotion dhe DigitAlb arrijnë marrëveshje të re bashkëpunimi pesëvjeçar
Artmotion, platforma lidere në Kosovë, dhe DigitAlb, platforma lidere në Shqi...
-
Arrestohet në Prizren burri me nënshtetësi gjermane, dyshohet për dhunë ndaj familjarëve të tij
Policia e Kosovës ka arrestuar në Prizren një burrë me nënshtetësi gjermane, ...
-
Bajrami ia bën ‘bajat’ ministrit Murati: Sektorit privat ia more taksat dhe i shpërndave si karramele
Deputetja e LDK’së, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit Hekuran Muratit, d...
-
Aksion i Policisë në Prizren, arrestohen dy të dyshuar për dro*ë e ar*ë
Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren ka njoftu...
-
Prishtina pritet të bëhet me polici të veten brenda vitit
Drejtoria e Policisë për kryeqytet pritet të bëhet brenda këtij viti. Kjo ...
-
Sveçla takohet me Ballën, bien dakord që Policisë së Kosovës t’i bashkohet Taskforca e Përbashkët e Migracionit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, me ftesë të homologut i tij, T...
-
Perëndimi duhet të jetë në gjendje lufte
Nga: Anders Fogh Rasmussen, ish-sekretar i përgjithshëm i NATO-s (2009-‘14) d...
-
LAJMI I FUNDIT: Martin Berishaj po intervistohet në Prokurorinë Speciale
Martin Berishaj ambasadori i Kosovës në Kroaci, është duke u intervistuar nga...
-
Gërvalla në Kalabri të Italisë: Të shfrytëzojmë resurset dhe të forcojmë urat e bashkëpunimit
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla është duke qëndr...
-
Krasniqi takohet me Gorçeviqin e Malit të Zi, dakordohen për thellim të bashkëpunimeve
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi priti në takim m...