Lajme

Endrit Shala: I ndala edhe “Plazma Keksat”

Autori: Gazeta inFokus 17:07 | 07 November 2018

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala ka sqaruar se vendimi i Qeverisë së Kosovës për vendosjen e taksës 10 për qind në produkte me origjinë nga Serbia vlenë edhe për “Plazma Keksat”.

Pas publikimit të lajmit në gazetën inFokus, se kompani “Bambi”, me seli në Pozharevac të Serbisë, e cila prodhon biskotat “Plazma” që nga viti 2015 është në pronësi të “Mid Europa Partners” me seli në Guernsey dhe në bazë të kësaj llogaritet kompani ndërkombëtare, Shala ka thënë se kjo nuk është e liruar nga taksa.

“Masa tarifore do të vlejë për të gjitha produktet me origjinë nga serbia, por jo për brendet ndërkombëtare të cilat prodhojnë produkte në Serbi”, ka thënë Shala për inFokus.

-Advertisement-

Pra, sipas tij, kompania “Bambi” pavarësisht se është blerë nga kompani ndërkombëtare është me origjinë nga Serbia dhe si e tillë nuk lirohet nga taksa.

Në bazë të kësaj del se ministri i Tregtisë dhe Industrisë së Kosovës, Endrit Shala, do të mund të vë, me këtë vendim, taksë edhe për Plazmat për të mbrojtur prodhuesit vendës të produkteve të ngjashme. /Gazeta inFokus/

Lexo edhe: Endrit Shala nuk i ndali Plazmat

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera