Lajme

Endrit Shala flet për rastin “MTPT”, “E dimë saktësisht kush i ka bërë montazhet, pse e si, do të ngrisim padi”

Autori: Halil Berisha 23:23 | 14 September 2019

Endrit Shala, ministri në detyrë i Tregtisë e Industrisë, dhe kandidat i koalicionit NISMA-AKR-PD, për deputet në Kuvendin e Kosovës, ka folur edhe për rastin e njohur si “MTPT”.

Në emisionin Personale në RTV Dukagjini, Shala ka thënë që krejt rasti në fjalë është bërë në bazë të një montazhe, shkruan gazeta inFokus.

E sipas Shalës, krejt kjo është bërë me një qëllim, eleminimi politik i Fatmir Limajt e të gjithë atyre afër tij.

-Advertisement-

“Secilën akuzë e dyshim të orientohet në Gjykatë, kur ka ardhë Gjykata i kemi paraqit argumentet tona, e i kemi dëshmu që gjithë ato montazha e tendenca për eleminim politik së pari të z. Limaj, e të gjithë atyre afër tij, kanë qenë të pavërteta. Për gjithçka për këtë rast kemi fol në gjyq, parimi i z. Limaj e i imi është që mos të bëjmë me gisht, të gjithë e dijnë kush e ka bë atë rast, e dijnë kush i ka shkru dy letra me ëord kinse janë sms, e me to kanë tentuar ta krijojnë një rast të tillë, një akuzë të tillë, por fatmirësisht përkushtimi jonë që së pari familjeve tona t’u dëshmojmë pastërtinë tonë, por edhe qytetarëve ka pas sukses”

Shala shton se pasi e dijnë saktësisht se kush e ka bërë montzhën kundër tyre, arsyen dhe si e kanë bërë, shumë shpejt do të ngrisin padi ndaj tyre.

“Unë personalisht kam plan që gjithë ajo rrjedh që ka ndodhë deri tek kjo aktakuzë të merrem pasi ka përfundu edhe shkalla përfundimtare e apelit të merrem tash me padi në raport me ata që kanë bërë këtë montazh, dihen me emra e mbiemra, nuk dua të flas me subjekte, të paktën sonte, dihet edhe emri i personit që i ka montu ato letra edhe djali i kutj ka qenë edhe ku i ka punuar babai, e kush e ka shti me bo atë punë, e si kanë arritë në prokurorinë e EULEX, e si gjithçka u ndërtu në bazë të atyre letrave”

E edhe pse Shala nuk ka përmendur emra se kush janë ata, ka dhënë disa detaje për personat në fjalë, shkruan gazeta inFokus.

“Është djali i një ish-proikurori në Kosovë, ish-polic hetues, e ai ish-polic i cili e din ai më së miri se kush i ka thënë me bë këtë veprim e pse i ka thënë, por e mira e kësaj është që Gjykata e EULEX me gjithë gjyqtartë e kanë vërtetu që gjithë ajo ka qenë një montazhë, një tendencë për eleminim politik të z. Limaj e normalisht secilit që ka qëndru në atë kohë pranë z. Limaj”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera