Lajme

Endrit Shala: “Do të vazhdojmë mbështetjen ndaj ndërmarrjeve të vogla e të mesme, është e vetmja rrugë për zhvillim”

Autori: Halil Berisha 17:40 | 21 September 2019

Ministri në detyrë i Tregtisë dhe Industrisë, Endrit Shala, i cili është edhe kandidat i koalicionit NISMA-AKR-PD, për deputet në kuvendin e Republikës së Kosovës, bashkë me kandidatin e koalicionit për kryeministër Fatmir Limaj, gjatë kësaj të shtune ishin në vizitë tek një fabrikë e mobileve në Suharekë.

Aty, Shala tha që do të vazhdojnë përkrahjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, pasi kjo sipas tij është e vetmja rrugë për një zhvillim ekonomik e rritje të punësimit, shkruan gazeta inFokus.

“Industria e drurit, në dy vitet e fundit është forcuar më shumë se asnjëherë më parë.

-Advertisement-

Sot bashkë me kandidatin për kryeministër nga Nisma Socialdemokrate Fatmir Limajn, dhe kandidatët për deputet nga Suhareka, ishim për vizitë te fabrika e mbobileve “Te Naseri”, në Suharekë. Pas grantit substancial nga Ministria e Tregtisë, kjo fabrikë përveq që ka rritur teknologjinë duke ndikuar direkt në kualitetin e produktit, ka shtuar edhe punësimin dhe ka rritur eksportin. Ne do të vazhdojmë mbështetjen ndaj ndërrmarrjeve të vogla dhe të mesme,(NVM-ve), sepse besojmë që mbështetja ndaj tyre është e vetmja rrugë për zhvillim, për rritje të punësimit dhe e vetmja rrugë që do ta forcojë ekonominë e vendit tonë”./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera