“Ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë”, Drejtoresha e Arsimit në Malishevë me telegram ngushëllimi për 12 vjeçarin që vdiq sot
Autori: Gazeta inFokus 17:40 | 18 September 2024
Drejtoresha e Arsimit në komunën e Malishevës i ka dërguar telegram ngushëllimi familjes së 12 vjeçarit që vdiq sot.
Ai ishte nxënës në shkollën “Hilmi Hoti” në Carrallukë.
“Blearti do të na mungojë të gjithëve por ne nuk do ta harrojmë kurrë shëmbëlltyrën e tij prej nxënësi dhe çiltërsinë e tij dhe dashurinë e tij për shkollën.”
Telegrami i plotë:
E nderuara familje Krasniqi dhe personeli arsimor e nxënësit e SHFMU “Hilmi Hoti” në Carrallukë.
Më lejoni që në emër të nxënësve dhe personelit arsimor të komunës së Malishevës, të shpreh ngushëllimet më të thella për ndarjen nga jeta të nxënësit tonë Bleart Bekim Krasniqi nxënës i klasës së 8-të në SHFMU” Hilmi Hoti” në Carrallukë.
I trishtë ishte lajmi për vdekjen e Bleartit, i cili na tronditi të gjithëve për ndarjen nga jeta në lulen e rinisë. Ne kishim nevojë për buzëqeshjen e tij në shkollë, shokët dhe shoqet e klasës së tij dhe bashkëmoshatarët e tij kishin ende nevojë për lojën e tij dhe ngrohtësinë e tij që ai çdo ditë dhuronte për shoqërinë e tij.
Ne kishim nevojë që ëndrrat e Bleartit të vazhdonin të jetonin e ai të shtegtonte me buzëqeshjen e tij të ngrohtë drejt mësimeve të reja, drejt njohurive të reja së bashku me shoqërinë e tij. Por ja që ëndërrat e tij u ndalën në gjysmë edhe ai nuk do të jetë më në mesin tonë, të hapërojë drejt dyerve të ngrohta të shkollës e diturive të reja.
Blearti do të na mungojë të gjithëve por ne nuk do ta harrojmë kurrë shëmbëlltyrën e tij prej nxënësi dhe çiltërsinë e tij dhe dashurinë e tij për shkollën.
Qofshin të paharruara kujtimet për Bleartin,
Lavdi veprës së tij jetësore!
Me respekt,
Arbëreshë Krasniqi
Drejtoreshë e Drejtorisë për Arsim dhe Edukim në Malishevë.
Të tjera
-
Regjistrohen mbi 51 mijë votues nga jashtë Kosovës për zgjedhjet e 9 shkurtit
51 mijë e 440 votues nga jashtë Kosovës janë regjistruar për të marrë pjesë n...
-
Presidentja Osmani nderohet me Çmimin “Grand Excellence 2024”
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është nderuar me çmimin “Grand Excellenc...
-
Shtohen kolonat në pikëkalimet kufitare, pritjet më të gjata në Jarinjë – deri në një orë e gjysmë
Pikëkalimet kufitare kanë filluar të ngarkohen edhe më shumë për shkak të rri...
-
Edi Rama jep detaje të reja të mbylljes së TikTokut në Shqipëri
ryeministri Edi Rama është shprehur se rrjeti social TikTok do të mbyllet për...
-
Hapet konkurs i ri për specializime, 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe farmacistët
Janë hapur 268 vende në 37 lëmi specialistike për mjekët, stomatologët dhe fa...
-
Shqipëria mbyll TikTokun
Qeveria shqiptare ka vendosur ta bllokojë platformën TikTok në Shqipëri, ka t...
-
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta për 50% është më e pakta
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka deklaruar se rritja e pen...
-
Radio Evropa e Lirë për Kurti 2: Qeverisje me duar jo edhe aq të pastra
Me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe do të udhëheqë me duar të past...
-
Kurti ngushëllon për viktimat e sulmit në Gjermani: Populli i Kosovës solidarizohet me ju
Kryeministri Albin Kurti ka ngushëlluar për viktimat e sulmit të mbrëmshëm me...
-
Vajton Vuçiq: Nuk e kuptoj dhe askush s’ma ka shpjeguar pse trupat ruse u larguan nga Kosova?
Presidenti i Serbisë, Aleksander Vucic, në një intervistë në televizionin ser...
-
Hykmete Bajrami: Qeveria Kurti s’e la asnjë shenjë pozitive për katër vite, dobët, shumë dobët
Deputetja e LDK-së dhe ish-ministrja, Hykmete Bajrami, ka thënë se Qeveria Ku...
-
Reuters: Arabia Saudite kishte paralajmëruar autoritetet gjermane për sulmuesin që hyri me veturë në tregun e Krishtlindjeve
Një 50- vjeçar me origjine nga Arabia Saudite me profesion doktor I cili ndod...