Lajme

Ende “problem” presidenti, VV’ja kërkon të dijë emrin

Autori: Gazeta inFokus 20:54 | 15 January 2020

Deputeti i Vetëvendosjes, Liburn Aliu, ka thënë se kjo parti nuk është kundër që propozimi për president të bëhet nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Por sipas tij atyre u duhet një emër para se të japin premtimin se do ta votojnë, shkruan gazeta inFokus.

“Për neve ka qenë normale që propozimi të jetë dikush nga LDK, por nuk mund të pranojmë një bllanko mbështetje sepse ata pastaj kanë mundësinë të zgjedhin kë të duan”, ka thënë ai në KTV.

-Advertisement-

Sipas tij, është problematike që kryetari i VV-së ose grupi negociues të japë premtim për votat bllanko të të gjithë deputetëve të vet. Ai ka thënë se kjo nuk është njëjtë sikur me votimin e Albin Kurtit për kryeministër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera