Lajme

Ende pa rrymë ndërtesa që u kaplua nga zjarri një javë më parë, deklarohen nga KEDS

Autori: Gazeta inFokus 16:35 | 04 January 2024

Sot një javë një zjarr shpërtheu në një objekt banesor në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Si pasojë banorët kanë mbetur pa rrymë që nga e enjtja e kaluar.

Ata janë ankuar se nga java e kaluar kanë mbetur pa rrymë.

-Advertisement-

Madje sipas tyre askush nga KEDS-i nuk ishte interesuar lidhur me rastin.

Por, situata duket të jetë ndryshe.

Zëdhënësi i KEDS-it Lulzim Krasniqi, tha për Klankosova.tv se me të pranuar informatën për rastin në fjalë, grupi i specializuar për vlerësimin e dëmeve i KEDS-it ka dalë në vendin e ngjarjes.

“Me këtë rast janë bërë inspektimet e nevojshme dhe, pasi këto të shqyrtohen nga personat kompetentë, do të përpilohet edhe një raport përfundimtar”, tha Krasniqi.

“Zyrtarët përgjegjës të KEDS-it kanë takuar disa banorë të këtij blloku dhe u është shpjeguar në detaje se porsa këta të bëjnë instalimin e kabllove të dëmtuara, KEDS-i e bën instalimin e njehsorëve të rinj”, theksoi ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik
-Advertisement-

Të tjera