Ende pa e bërë Qeverinë PAN-i flet për tema të mëdha
Autori: Gazeta inFokus 14:18 | 08 September 2017
Një ditë pas konstituimit të Kuvendit të Kosovës, përfaqësuesit e koalicionit PAN, lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj dhe zëvendësi i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj kanëfolur në lidhje me Demarkacionin me Malin e Zi.
Haradinaj tha se do t’i japin epilog edhe kësaj çështje dhe se nuk do të humbin kohë.“Kanë ndodh gabime në atë temë në të kaluarën. Qëllimi është që të korrigjohet, që të kthehet në të drejtë. Kufiri i Kosovës me Malin e Zi është në Çakorr, në Kullë dhe në maja të larta. Por, dallimi do të jetë se nuk do t’i humbim kohë me vendin. Do t’i japim epilog i drejtë dhe besoj që në një afat të caktuar kohor mendoj shpejt nuk do të jetë pengesë kjo temë. Se do të ndërmarrim veprime do të jetë një temë që ne si institucione të vendit do të jemi të përgjegjshëm t’i ndërmarrim procedurat e nevojshme që lypen. Pra epilogu, ose çka mendon Parlamenti për një temë është i Parlamentit, por dhe Qeveria duhet me pa se ku është gabuar ”, tha Haradinaj.
Ndërsa, zëvendëskryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se nuk e di se cila do të jetë qasja e Qeverisë së re për këtë çështje, por që në çdo propozim, kryeministri në “Unë dje e kam thënë një formulim i cili nganjëherë juve po ju duket i tepërt. Por është formulim i përvojës sime pothuajse 15 vjet në politikë. Kur situatat janë komplekse nuk është puna jonë që t’i komplikojmë edhe më më tutje. Po duhet me gjet zgjidhje. Ne jemi këtu për me gjetë zgjidhje .Unë nuk mund t’iu them juve se cila do të jetë qasja e Qeveris së re të Kosovës në raport me shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Një gjë e di që kjo temë ndërshtetërore mes Kosovës dhe Malit të Zi, ka qenë temë e politikës së brendshme dhe politika e brendshme , Qeveria e re do të duhej ta adresojë. Çdo qasje që propozon kryeministri Haradinaj do ta ketë mbështetjen e PDK-së . Por është punë e ekspertëve mbasandaj që të shohin në terren se ku është vija kufitare ”, tha Hoxhaj.Ai nuk e ka përjashtuar mundësin e krijimit të një Komisioni tjetër për t’u marr me këtë cështje, por që sipas Hoxhajt këto i takojnë kryeministrit të ri.“A do të themelohet një Komision i ri i takon kryeministrit dhe Qeverisë . A duhet të merren në konsideratë faktet e vijës kufitare në të kaluarën i takon kryeministrit dhe Qeverisë. Po ne jemi këtu që të ofrojmë zgjidhje. Është e pa kuptimtë që në vitin 2017, ne ende të presim lëvizje të lirë të qytetarëve. Unë kam besim të plotë që z. Haradinaj, si lider që është si njeri që ka pasur situata në të kaluarën të rëndësishme në kohë lufte dhe kohë paqeje do të del me propozim konkret dhe PDK-ja do ta ofron një zgjidhje. Se cila është zgjidhja mos më pyetni se unë si njeri që kam qenë gjatë në Qeveri e di se si ministër mund ta drejton një sektor të caktuar, por është punë e ekspertëve pastaj”, tha Hoxhaj.
Nënkryetari i PDK –së tha se nuk guxojnë ta humbin momentin e liberalizimit të vizave dhe se ky është edhe prioritet për kryeministrin në ardhje.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...