Lajme

Ende nuk dihet nëse Spanja do ta mbështes anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Autori: Gazeta inFokus 16:42 | 15 May 2022

Spanja nuk është deklaruar akoma lidhur me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës.

Nuk dihet akoma nëse qeveria e këtij vendi do t’i japë mbështetje Kosovës, pavarësinë e së cilës nuk e ka njohur akoma.

Agjencia spanjolle e lajmeve Europa Press, sipas disa burimeve raporton se qeveria nuk e konsideron të ngutshme prononcimin lidhur me atë se a do ta mbështes Kosovën apo jo?, i ka thënë kësaj agjencie një zyrtar i qeverisë së Spanjës.

-Advertisement-

Por, sipas tyre qëndrimi i tyre do të dihet pasi të nis debati dhe votimi për anëtarësimin e Kosovës në KiE, përcjell Klankosova.tv.

Kosova më 12 maj e ka dorëzuar aplikimin për anëtarësim në këtë mekanizëm të BE-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera