Ende nuk dihet kur hapet Qendra e Studentëve
Autori: Gazeta inFokus
08:31 | 01 Tetor 2020
Qendra e Studentëve të Universitetit të Prishtinës ende nuk ka marrë ndonjë vendim lidhur me hapjen e konkursit për pranim të studentëve në konvikte shkaku i situatës epidemiologjike në vend.
Drejtues të Qendrës se Studentëve theksuan se janë në përfundim të projekteve që kanë qenë të planifikuara për këtë vit, por për shpalljen e konkursit janë pritje të marrjes se ndonjë vendimi nga Ministria e Arsimit, ajo e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.
Ende nuk është marrë vendim për hapjen e konkursit për pranim të studentëve në konvikte për shkak të situatës me pandeminë Covid-19 në vend. Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta në një bisedë për Radio Kosovën se janë duke u finalizuar të gjitha projektet që kanë qenë të planifikuara për këtë vit dhe janë të gatshëm t’i presin studentët e rinj.
“ Ne si qendër e studentëve jemi duke i bërë përgatitjet finale në mënyrë që të gjitha projektet që kanë filluar me herët gjatë muajin qershor apo korrik, të përfundojnë në afatin e paraparë në muajin tetor apo javën e fundit të muajit shtator. Ne do të jemi të gatshëm ta përgatisim qendrën për pritjen e studentëve të rinj dhe kjo që po e them është për kushte normale”, ka thënë Sfishta.
Sfishta, tha se janë në pritje të marrjes se ndonjë vendimi nga Ministria e Arsimit, Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve të rinj.
“Në kushtet që jemi na në kushtet e pandemisë me Covid- 19 masat që janë marrë nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse ende tash për tash nuk ka siguri se a do të na jepet drita e gjelbër për shpalljen e konkursit për pranimin e studentëve në Qendrën e studentëve”, tha ai.
Ndër të tjera, Sfishta shtoi se është bërë dezinfektimi i të gjitha hapësirave dhe dhomave në Qendrën e Studentëve. Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës ka kapacitet për pranimin e 4 mijë studentëve.

T� tjera
-
Gërvalla: Vrasja e Arlindës e ka tronditur thellë Kosovën, vetëm një burrë i lig ngre dorën ndaj një gruaje
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka reaguar pas vrasjes së Arlinda Ze...
-
Nëna e Liridona Ademajt ndan dhimbjen me familjen Zekaj: Kur e mora vesh se edhe një çikë e Kosovës u bë viktimë e vrasjes, mu rihapën plagët
Nëna e Liridona Ademajt, e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Naim Murseli ka...
-
Rasti i gruas në Pejë, Tahiri: Do të duhej të kishte dorëheqje – s’mjaftojnë ngushëllimet
Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka kërkuar dorëheqje dhe shkarkime pas vr...
-
Vëllai i Arlinda Zekajt: Zemra nuk po ma mban me shkru për vrasjen tande
Alban Zekaj, vëllai i Arlinda Zekajt, gruas që u vra mizorisht mbrëmë, tre di...
-
Osmani: Vepra e dhunës në familje do të duhej ta kishte dënimin e njëjtë si terrorizmi
Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kërkuar përgjegjësi institucional...
-
Hoxha: Arlinda sot s’mund të flasë, por letra e saj na akuzon të gjithëve që kemi përgjegjësi – kjo ditë është pasqyra jonë
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Eliza Hoxha tha se ndjen turp për...
-
Haxhiu del në mbrojtje të Gërvallës e Sveçlës pas vrasjes së Arlinda Zekaj: Çfarë faji kanë ministrat?
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka dalë në mbrojtje të mini...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Nuk mjaftojnë raportet që përfundojnë në sirtar, kërkohen masa ndaj atyre që shkelën detyrën
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka kërkuar hetim të plotë t...
-
Seanca e Kuvendit nis me një minutë heshtje për Arlinda Zekajn
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, që po mbahet për rastin e vrasjes mizore...
-
Haxhiu për vra*sjen e Arlinda Zekajt: Fjalët e saj sot tingëllojnë si paralajmërim tragjik që nuk arritëm ta parandalonim
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka folur për vrasjen e Arli...
-
Macron paralajmëron: E shtuna e ardhshme mbetet “ditë me rrezik të lartë” nga protestat
Presidenti francez Emmanuel Macron paralajmëroi të hënën se e shtuna e ardhsh...
-
Gjyqtari e lejoi dhunuesin të jetojë në një shtëpi me viktimën, ia ndaloi t’i afrohej në distancë dy metrash në shtëpinë ku jetonin
Migjen Kastrati, gjyqtar i Gjykatës Themelore në Pejë, kishte marrë një vendi...




























