Lajme

Ende nuk dihet a do takohen LDK e VV këtë të hëne

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 16 December 2019

Të shtunën e para dy dite ishte takimi i fundit i tyre.

Megjithatë, pasi i njëjti përfundoi, zyrtarët e LDK-së e Vetëvendosjes thanë që do të ketë edhe takime të tjera, shkruan gazeta inFokus.

Kjo, në tentim për të arritur koalicionin qeverisës.

-Advertisement-

Por, të dielën, takim mes tyre, të paktën publikisht nuk pati, shkruan gazeta inFokus.

E të hënën, Gazeta inFokus, tentoi të bisedoi me zëdhënësin e LDK-së, Besian Mustafën, i cili nuk ishte i casshëm.

Ndërsa, Arlind Manxhuka, zëdhënës i Vetëvendosjes, i ka thënë Gazetës inFokus se ende, nuk ka ndonjë informatë nëse do të ketë takim sonte në mes të LDK-së e Vetëvendosjes.

Kujtojmë se pavarësisht deklaratave publike në mes tyre që koalicioni është gati për t’u arritur, problem kryesor i cili është shfaqur si telashe për këtë punë është posti i Presidentit të Kosovës, shkruan gazeta inFokus.

Madje, zyrtarë të të dy partive vetëm sa kanë intensifikuar këtë të diele akuzat e replikat ndaj njëri tjetrit sa i përket kësaj çështjeje./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera