Fun & Video

Endacakja përfundon në burg: Vidhte ushqim! Në llogari kishte 400 mijë euro

Autori: Gazeta inFokus 12:10 | 22 February 2019

Jetonte si endacake, pa shtëpi dhe hante në mensat e të varfërve, por në llogarinë e saj bankare kishte 400 mijë euro, e lexuat mirë jo 4 mijë euro, por 400 mijë!

Protagoniste e kësaj historie të raportuar nga mediat italiane, është një grua 79-vjeçare, e cila u ndalua nga policia e Imperia, ndërkohë që policia i gjeti me vete dokumentet e një llogarie bankare.

Gjithçka pasi gruaja ishte në kërkim, për vjedhje. 79-vjeçarja ishte dënuar me një muaj burg për vjedhje ushqimesh në supermarket, për një vlerë prej 50 euro.

-Advertisement-

Fillimisht policia mendoi se bëhej fjalë për një endacake të zakonshme, e cila kishte vjedhur për shkak të pamundësisë për të blerë ushqim, por zbulimi i llogarisë bankare, i shtyu policët që ta pyesnin të moshuarën se pse e bën diçka të tillë, shkruan noa.al.

Gruaja shpjegoi gjatë marrjes në pyetje se paratë në llogarinë bankare janë të sajat, por preferon që të jetojë në këtë mënyrë dhe dëshiron ti ruajë të paprekura.

Pavarësisht kësaj gruaja përfundoi në burg, ku do të shlyejë dënimin.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera