Rozë

Encës i hypin në qaf meshkujt pasi tha që do burrë

Autori: Gazeta inFokus 23:12 | 23 November 2020

Enca është në kërkim të një të dashuri dhe po shpreson ta gjejë përmes rrjeteve sociale.

Në një postim në Instagram, këngëtarja u shpreh se ishte në kërkim të një mashkulli si edhe të miqve të rinj. Të interesuarit thjesht duhet t’i dërgonin në inbox aplikimin dhe arsyen pse dëshirojnë të jenë miqtë apo i dashuri i saj.

-Advertisement-

Dhe duket kërkesat paskan qenë të pafundme, pasi Enca u shpreh se po merr 10 mesazhe në sekondë, duke theksuar se po i bllokojnë Instagram.

“Më keni bllokuar DM, 10 mesazhe të reja në sekondë, do të bëj kaq shumë miq të rinj,”- shkoi Enca në InstaStory.

Mbetet për tu parë nëse ndonjë nga meshkujt do të arrijë ti “rrëmbejë zemrën” këngëtares.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKS-ja kërkon nga Institucionet që sigurimi për bujqit të bëhët obligativ

Të tjera