Rozë

Enca “tërmet” në Instagram! Është apo jo shtatzënë?! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:05 | 20 December 2018

Ajo është këngëtarja që ka shkaktuar thashetheme të mëdha gjatë vitit që po lëmë pas.

Shpeshherë me klipet mjaft provokuese, por edhe fotot në rrjetet sociale. Po flasim për Enca Haxhian, këngëtarja që është gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë.

Këngëtarja simpatike edhe këtë herë ka shkaktuar “tërmet” në rrjet, pasi me një postim në Instastory la të kuptohej se ishte shtatzënë dhe do të bëhej nënë për herë të parë.

-Advertisement-

Zeshkania seksi publikoi një ikonë të një femre shtatzënë duke mos lënë ndonjë koment përkrah imazhit.

E pasi ja arriti qëllimit për të “çmendur” fansat dhe mediat, Enca ka treguar se historia e shtatëzanisë ishte thjeshtë shaka, pasi ajo ka postuar një status, duke sqaruar gjithçka.

“Unë nuk jam shtatzënë, por kam shumë këngë të reja”, shkruan Enca në Instastory, duke lënë të kuptohet se i etiketon si “bebe” këngët e saj.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion

Të tjera