Rozë

Enca nuk fshihet më… tregon mesazhet e dashurisë me partnerin! (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 11:00 | 15 September 2017

Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar në rrjete sociale një buqetë mjaft të bukur me lule të cilën duket se e ka marrë dhuratë nga personi që ia ka rrëmbyer zemrën.

Krahas 7 trëndafilave ajo ka publikuar edhe pusullën prej nga vjen dhe një mesazh mjaft emocionues: “7 trëndafila për 7 muaj mungesë”, ndërkohë që më vonë ajo ka postuar edhe pusullën që shoqëronte lulet:

“Për 7 muajt larg teje, për çokollatat e munguara, lulet, puthjet e përqafimet. Gjithmonë në zemër e në mendje King-u im, bebelushja ime. Të dua sa rruga për në Hënë e në kthim!”, shkruhet në pusullën dedikuar këngëtares. Mesa duket dashuria është në ajër për Encën dhe nuk ka më ndrojë ta fshehë. /Express/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera