Rozë

Enca i nënshtrohet një operacioni, pastaj i publikon fotografitë në Instagram

Autori: Gazeta inFokus 21:29 | 13 October 2020

Pak javë më parë, këngëtarja e njohur, Enca tregoi se pas një incidenti i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje në këmbë dhe se tani ndodhej në shtëpi në pamundësi për të lëvizur normalisht.

Me postimin e fundit në rrjetet sociale, këngëtarja ka zgjedhur t’i falenderojë të gjithë për mesazhet dhe mbështetjen që i kanë dhënë.

“Faleminderit për mesazhet, jeni shumë të mirë. Për të gjithë ata që pyesin, theva kyçin e këmbës 4 javë më parë, ishte e tmerrshme dhe pata një ndërhyrje, ndaj nuk kam qenë aktive në rrjetet sociale. Por gjatë kësaj kohe kam bërë shumë gjëra”, ka shkruar Enca në postimin e fundit në llogarinë e saj.

-Advertisement-

Me siguri ajo ka përgatitur shumë surpriza për ndjekësit e saj dhe një sërë projektesh muzikore që mund t’i publikojë sapo e gjithë kjo situatë e kalojë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rakinica e Skenderajt bëhet me rrjet të ri elektrik

Të tjera