Emri për Maqedoninë, temë diskutimi në Nju Jork
Autori: Gazeta inFokus 11:19 | 24 May 2018
Ministri i punëve të jashtme të Maqedonisë, Nikolla Dimitrov sot dhe nesër do të qëndrojë në Nju Jork ku do të takohet me homologun e tij grek, Nikos Kozias dhe me ndërmjetësuesin Metju Nimic.
Javët e kaluara kryeministrat e dy vendeve në një takimi kokë më kokë për herë të parë arritën në një farë zgjidhje e cila do të ishte e pranueshme për dy palët, por megjithatë dy ditë më pas kabineti i Cipras e hodhi poshtë atë me pretekstin se kërkoni një emër me përcaktues kohor apo gjeografik.
Nga ana tjetër Qeveria e Maqedonisë mbrëmë doli me qëndrim se ajo mbetet në versionin e fundit atë ‘Republika Maqedonisë së Ilindenit’ dhe se ky propozim i plotëson kushtet e përcaktimit kohor dhe gjeografik.
‘Republika Maqedonisë së Ilindenit’ është emër me përcaktim kohor i cili thirret në data konkrete të kaluarës dhe është mundësi reale për kompromis të mundshëm që pajtohen dy palët. Presim që propozimi të jetë i kuptueshëm dhe të ketë përkrahje më të gjerë në Athinë”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.
“Me këtë emër, bëjmë dallimin e komplet rajonit të Maqedonisë në Greqi. Dallim në cilin do aspekt. Kryengritja e Ilindenit është lufta e popullit tonë multietnik për të drejta sociale dhe liri. Dhe nuk ka aspirata territoriale kundrejt asnjë vendi fqinj, përfshi edhe Greqinë. Kjo është e njëjta luftë edhe në vitin 1903 edhe në 1944”, thuhet më tej në kumtesën e Qeverisë.
Sipas mediave greke ky takim në Nju Jork i Dimitrovit dhe Kociasit me mediatorin Nimic është i rëndësishëm dhe kyç për zhvillimin e mëtutjeshëm të bisedimeve.
Sipas mediave greke,“Nova Makedonija” dhe “Gorna Makedonija” janë variante të mundshme për zgjidhjen, të cilat ishin opsione që në fillim të bisedimeve mes qeverisë së Zaevit dhe asaj të Ciprasit.
Të tjera
-
Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashikohet të mbajë mot i vranët, ku pritet depërtimi i një ci...
-
Donald Trump emëron gjeneralin Keith Kellogg si të dërguarin e tij special për Ukrainën dhe Rusinë
Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka zgjedhur Gjeneralin Keith Kellogg si të...
-
Kurti ua lypë mërgimtarëve 74 mijë vota: Paramendojeni çka bojmë me na i dyfishu ju votat
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga mërgimtarët më shumë vota...
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...