Lajme

Emri i Josip Broz Titos ende nuk është larguar nga rrugët e ish-Jugosllavisë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:54 | 06 September 2017

Një studiues italian ka bërë një hartë në Google ku tregon se ka ende 276 sheshe, rrugë dhe shëtitore buzë detit që mbajnë emrin e ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito në ish-shtetet e Jugosllavisë.

Një hartë e re e Google e hartuar nga studiuesi italian Giorgio Comai tregon se ekzistojnë ende 276 sheshe, rrugë dhe shëtitore buzë detit që mbajnë emrin e ish-presidentit jugosllav Josip Broz Tito.

Harta, e krijuar duke përdorur të dhëna nga Google nga gushti i vitit 2017, tregon se më shumë se gjysma e tyre ndodhen në Serbi – 176 sheshe, rrugë dhe shëtitore buzë detit që kanë emrin e Titos.

-Advertisement-

Vendi me numrin e dytë më të madh të vendeve kushtuar ish-presidentit jugosllav është Maqedonia, me 36, pastaj Kroacinë me 35.

Edhe pse në hartë, Kroacia ende renditet me 38 vende të tilla, autoritetet vendase kanë riemërtuar tre prej tyre gjatë dy viteve të fundit.

Në fillim Fusha Mareshali Tito në qytetin bregdetar të Sibenikut u riemërua në vitin 2015, ndërsa asambleja në qytetin e Karlovacit riemërtoi Sheshin Tito në korrik, siç bëri edhe asambleja e Zagrebit të premten.

Sipas hartës, në Bosnjë dhe Hercegovinë ka 23 sheshe dhe rrugë që mbajnë emrin e Titos, pesë në Slloveni dhe katër në Mal të Zi, kryeqyteti i të cilit Podgorica dikur quhej Titograd (Qyteti i Titos) midis viteve 1946 dhe 1992.

Sipas hartës, në Kosovë nuk ka sheshe dhe rrugë që mbajnë emrin e Titos.

Harta tregon edhe gjashtë sheshe dhe rrugë të ndryshme në Itali – në ishujt e Sardenjës dhe Sicilisë dhe në rajonin e Emilia Romanjës.

Ka gjithashtu sheshe, rrugë dhe bulevarde me emrin e Titos në San Paolo, Nju Delhi dhe Moskë.

Pasi udhëhoqi partizanët drejt fitores gjatë Luftës së Dytë Botërore, Tito qeverisi Jugosllavinë deri në vdekjen e tij në vitin 1980.

Krimet e pasluftës dhe abuzimet me të drejtat e njeriut të kryera nën sundimin e tij, bashkë me progresin ekonomik, kulturor dhe social të bërë në të njëjtën kohë, janë siguruar që ai të mbetej një figurë tepër e diskutueshme në rajon.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera