Lajme

Emri, bisedimet intensifikohen javën që vjen

Autori: Gazeta inFokus 13:58 | 11 February 2018

Ministri i Punëve të Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe homologu i tij grek Nikos Kocijas, do të bisedojnë për të gjitha çështjet e hapura të shteteve që përfaqësojnë.

Këtë e bëri të ditur zëdhënësi i Qeverisë greke kur u pyet se cilat do të jetë temat që do të shtrohen në tryezë në takimin e radhës të ministrave të jashtëm.

Në lidhje me qëndrimin e presidentit grek dhe politikanëve tjerë në Greqi, se janë të domosdoshme ndryshimet Kushtetuese të Maqedonisë, zëdhënësi i qeverisë greke Dimitris Sanakopulos potencoi se është i nevojshëm ndryshimi i emrit kushtetues, por dhe rishqyrtimi i dispozitave eventuale të Kushtetutës që aludojnë në irredentizëm.

-Advertisement-

Intensifikimin e takimeve në nivele ministrore dhe shtetërore e paralajmëruan edhe kryeministrat e dy shteteve fqinje pas takimit në Davos të Zvicrës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera