Sport

Emre Can përgatit valixhet te Juventusi

Autori: Gazeta inFokus 14:12 | 21 September 2019

Mesfushori gjerman, i cili tashmë e ka shprehur hapur pakënaqësinë e tij te bardhezinjtë për situatën ku ai u la edhe jashtë listës së Champions League, do të largohet në merkaton e dimrit dhe ideja më konkrete për lojtarin është Atletico Madrid.

25-vjeçari është lojtar fizik që i është përshtatur shumë stilit të lojës së trajnerit Simeone.

Por duke parë që mesfushori gjerman nuk është në planet e Sarrit edhe drejtuesit bardhezinj nuk do të bëjnë rezistencë ndaj një oferte deri në 30 milionë euro.

Etiketa:

Të tjera