Sport

Emrat e dhjetë lojtarëve të Kosovës që mungojnë sonte kundër Greqisë

Autori: Gazeta inFokus 19:57 | 14 October 2020

Kombëtarja e Kosovës sonte do të takohet me Greqinë, ndeshje kjo në kuadër të Grupit të tretë në Ligën C, në Ligën e Kombeve, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ edhe këtë mbrëmje do të zbarkojnë në fushë me mungesa, por tani numri i të lënduarve ka shkuar deri në dhjetë, nga shtatë sa ishin në takimet me Maqedoninë Veriore dhe Slloveninë.

Përveç Vedat Muriqit, Milot Rashicës, Amir Rrahmanit, Hekuran Kryeziut, Besar Halimit, Idriz Voca dhe Smir Ujkanit, tashmë mungesë do të jenë edhe Arber Zeneli, Valon Berisha dhe Edon Zhegrova.

-Advertisement-

Treshja e fundit nuk kanë udhëtuar me ekipin, ditën e djeshme, për shkak se pas kryerjes së ekzaminimeve mjekësore, ata kanë dalur të pa përgatitur fizikisht për sfidën më Greqinë, që luhet sonte në stadiumin olimpik në Athinë, më fillim nga ora 20:45./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera