Lajme

Emrat e 200 personave të dyshuar për krime lufte në Gjakovë i dorëzohen Prokurorisë

Autori: Gazeta inFokus 09:01 | 09 June 2018

59 kallëzime penale për krimet e bëra në qytetin e Gjakovës, i janë dorëzuar Prokurorisë Speciale.

Mbi 200 të akuzuar serbë e bashkëpunëtorë të tyre, janë shkruar në këto kallëzime penale, të cilat u hartuan nga Shoqëria Civile në qytetin e Gjakovës, raporton KTV.

Paditë janë bazuar në dëshmitë e familjarëve dhe dëshmitarëve që kanë parë vrasjet, dhunime dhe djegiet e bëra në territorin e Gjakovës.

-Advertisement-

Shkëndije Hoda ka qenë dëshmitare, kur serbët ia arrestuan vëllezërit e saj Hasan e Hysen Hoda, ditën e 5 majit të 1999-s, në afërsi të Kuvendi Komunal.

Ajo sot thotë të jetë e lumtur që arriti ta dorëzonte në Prokurorinë Speciale padinë me emrat e kryerësve të krimit, pasi vëllanë e saj Hasanin, e vranë.

Grupi i Shoqërisë Civile të Gjakovës deri më tash, ka dorëzuar 4 runde me kallëzime penale, ndërsa ka paralajmëruar se do të vazhdojë me mbledhjen e dëshmive edhe për rastet e tjera.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera